Politike

Rama në ‘rolin e ekspertit’: Mos u mbingarkoni me ilaçe, kur të jeni në gjendje kritike, shkoni në spital

8 Shkurt 2021, 10:50 Nga DOSJA
Rama në ‘rolin e ekspertit’: Mos u mbingarkoni me ilaçe,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë përsipër të bëjë ‘rolin e ekspertit’ teksa sot këshilloi qytetarët që të mos mbingarkonin veten me ilaçe, në momentin që marrin vesh se janë infektuar me Covid-19.

Në një komunikim me gazetarët, Rama tha se kjo është një gjë shumë e gabuar dhe se ajo që duhet të bëjnë vërtetë qytetarët e infektuar, është të kurohen me paketën bazë të dhënë nga mjekët. Rama shtoi më tej se vetëm kur simptomat të avancojnë dhe të jenë të rënduara, duhet të drejtohen në spitale.


“Njerëzit priren të marrin shumë ilaçe, edhe pse jo kundërshtohet në mënyrë të vazhdueshme nga autoritetet shëndetësore, ekspertët. Mesa duke frika, kujdesi, ankthi, nevoja psikologjike për të qenë brenda, i shtyn të marrin ilaçe. Ajo që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha vendet është që ky virus duhet trajtuar me disa kura bazë pa u turrur për të mbingarkuar veten me ilaçe, për sa kohë gjendja nuk është kritike. Kur gjendja bëhet kritike, duhet të shkoni në spital. kaq dua të them unë, për të mos folur si ekspert. Në këtë histori bëhet edhe biznes, jo në Shqipëri por kudo, në Itali përshembull ky është një problem i madh, në farmaci u jepet njerëzve ilaçe pa fund. Ne e kemi thënë, ndiqni këshillat e mjekut. Kur gjendja bëhet kritike, autoritetet shëndetësore të çojnë në spital,”- tha Rama.

LAJM KRYESOR/ Shtimi i të infektuarve, Rama paralajmëron bizneset: Do rrisim gjobat, policët dhe inspektorët do t’ju imponojnë me forcë respektimin e masave! Mos u dendni në ilaçe. Manastirliu: Variantet e Covid-19 mund të kenë hyrë në vend

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 8 shkurt 2021 edi rama rama me gazetaret 8 shkurt 2021

Sondazh

Poll