Politike

‘Basha do të jetë i kënaqur për udhëtimet Amstedam-Tiranë’/ Balla për konçesionin për aeroportin ‘’Nënë Terez

8 Shkurt 2021, 10:49 Nga DOSJA
‘Basha do të jetë i kënaqur për udhëtimet

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend foli për marrëveshjen e re të koncesionit për aeroportin ‘’Nënë Tereza’’ në Rinas.

Balla tha se kjo kontratë ka 3 elementë thelbësore që kanë ndikim te qytetarët shqiptarë. Ai shtoi se me anë të kësaj kontrate mund të ulet tarifa për aeroportin në 20% dhe 40% për fëmijët. Ai ironizoi dhe udhëtimet e Lulzim Bashës, për të cilin tha se do të jetë i kënaqur me udhëtimet drejt Amsterdamit.


”Unë mendoj që ky konfirmim që Kuvendi sot i jep kësaj kontrate, ka 3 elementë thelbësorë që ka ndikim tek qytetarët shqiptarë. Ishte diskutim, nuk patëm mundësi të rinegocionim me ish kompaninë kontraktuese uljen e çmimit të biletës. Për shkak të kësaj kontrate, kemi mundësi të ulim uljen e tarifës për aeroportin në 20%. Dhe 40% për fëmijët. Duke e sjellë aeroportin e Tiranës, Nënë Tereza pothuajsenë çmimet e përafërta të biletës me vendet fqinje. E dyta nevoja për invesatime. Kush di pak matematikë, jo shokët e 7×7 42. E dinë se kur thua në 13 vite do investosh 99 mln dollarë, i bie shifër e madhe në çdo vit. Nëse i shohim nga kontrata e fundit e qeverisë Berisha dhe Basha, nuk vensote asnjë kusht për investime të reja. Ne jo vetëm ulim çmimin e biletës, por dhe kushte për investime. Këto investime jo vetëm do rrisin kapacitetet, pasi aeroporti i Rinasit synohet të kthehet në hap të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë dhe turizmin, por më shumë se kaq. Ajo që është më e rëndësishmja, që nga dita kur kemi dashur të kthehemi në funksionalë aeroportin e Kukësit, të rrisin kapacitetet turistike n Vlorë, apo dhe Sarandës. Me kontratën ekzistuese të koncesionarit e kishim të pamundshëm, pasi kotnrata e vjetër ishte kontratë monopoli.Njerëzit i prekin këto drejtpërsë drejti. Besoj se dhe kreu i opozitës rrugore, Lulzim Basha do të jetë i kënaqur për udhëtimet Amstedam-Tiranë-Amsterdam. Por për Lulin s’më intereson aspak, por për vëllezërit e motrat shqiptarë që duan të vijnë në Shqipëri. Nuk besoj se ka më hapësirë për politikë.”- tha Balla.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha seance plenare 8 shkurt 2021 taulant balla lulzim basha seance plenare 8 shkurt 2021 taulant balla

Sondazh

Poll