Manastirliu: Po shtohet numri i të rinjve të infektuar, shtrimet në spitale gjithashtu, mos e hiqni maskën për asnjë çast
8 Shkurt 2021, 10:41Nga DOSJA
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se po shtohen të rinjtë e infektuar me Covid-19. Në një komunikim me gazetarët, ministrja Manastirliu tha se po ashtu janë shtuar dhe kërkesat për shtrime në spitale.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mos heqin maskën në asnjë moment, në mënyrë që të vijë edhe këputja e zinxhirit të infektimit.
Pjesë nga fjala e Manastirliut:
Shumë e lehtë për të bërë testin, për të marrë përgjigjen e tij dhe për të marrë trajtimin e nevojshëm nga mjekët e familjes. Mbi 3 mijë qyetarë kanë përfituar trajtimin e paketës në banesë për sëmundjen. Testimet tona kanë treguar një mesatare të mirë, kemi kapacitete për të trajtuar më shumë. Kemi incidencën dy javore që paraqitet në rritje, niveli i rriskut në vend paraqitet i moderuar. Masat që kemi marrë janë të intensitetit mesatar. Kemi besuar në angazhimin e qytetarëve që duhet të luftojnë pandeminë. Gjithccka vjen në bazë të zbatimit të masave më të thjeshta. Në këtë mënyrë vjen edhe këputja e zinxhirit të infeksioneve. Incidence që është më shqetësuese për ekspertët është tek të rinjtë, nga mosha 25-34 vjeç dhe nga mosha 35-44 vjeç. Kjo gjë na bën që të rrisim vigjilencën ndaj masave që kemi aktualisht dhe të mos neglizhojmë. Gjithccka duhet të fillojë me përdorimin e maskave kudo, distancimin social dhe higjiena personale. Edhe shtrimet në spitale janë shtuar gjatë javëve të fundit.
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se ka dyshime të forta se variantet e Covid-19 kanë hyrë në Shqipëri. Në një komunikim me gaz...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për rastin e Ermal Mamaqit, i cili pak ditë më parë publikoi pamjet nga një seminar që mbajti ku grumbulloi d...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas mesit të shkurtit të këtij viti, kompania Pfizer do të nisë shpërndarjen e vaksinave duke bërë që edhe në ven...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ‘kërcënoi’ hapur se do të godasë me gjoba të gjithë ato biznese që nuk do të resektojnë masat anti-Covid dhe madje gjobat do ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat në lidhje me situatën e Covid komentoi dhe rritjen e rasteve të personave që infektohen me Covid...
TIRANË– Gjoba, ndëshkime dhe dorë e hekurt nga policia e inspektoriati! Këto paralajmëroi qartë dhe me tone të forta kryeministri Edi Rama për baret, resto...
TIRANË– Seanca parlamentare e ditës së sotme ka nisur me një interpelancë nga Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj. Interpelanca është thirrrur nga deputeti i...
TIRANË– Kastriot Sulka, eksperti i ekonomisë për Partinë Demokratike deklaroi sot se gjatë qeverisjes së PD-së, do të krijohen 110 mijë vende të reja pune....