Politike

Covid-19/ Rama paralajmëron bizneset: Do rrisim gjobat, policët dhe inspektorët do t’ju imponojnë me forcë respektimin e

8 Shkurt 2021, 10:11 Nga DOSJA
Covid-19/ Rama paralajmëron bizneset: Do rrisim gjobat, policët dhe

TIRANË– Gjoba, ndëshkime dhe dorë e hekurt nga policia e inspektoriati! Këto paralajmëroi qartë dhe me tone të forta kryeministri Edi Rama për baret, restorantet, qendra tregtare dhe të gjitha bizneset që shkelin masat anti-Covid.

Në një komunikim me gazetarët, bashkë me ministren Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë tha se gjobat do të rriten duke filluar nga java e ardhshme, pasi tregtarët janë kthyer në personat që me bizneset e tyre po rrezikojnë jetën e njerëzve. Ai madje shtoi se policia e inspektorët do ta imponojnë me forcë zbatimin e masave. Ai preku sërish edhe rastin e Ermal Mamaqit, i cili pak ditë më parë publikoi pamjet nga një seminar që mbajti ku grumbulloi dhjetëra njerëz pa maska teksa tha se njerëz publikë si aktori apo bizneset e mëdha dhe me më pak ‘dhimbje koke’ nga oandemia, duhet të bëhen shembull për të tjerët.

Rama tha gjithashtu se prej javës së shkuar janë në bisedime dhe po presin që Komiteti Teknik i Ekspertëve të tregojë nëse duhen mbyllur apo jo, baret dhe restorantet. Kryeministri mori përsipër të bëjë edhe ‘rolin e ekspertit’ teksa sot këshilloi qytetarët që të mos mbingarkonin veten me ilaçe, në momentin që marrin vesh se janë infektuar me Covid-19. Rama tha se kjo është një gjë shumë e gabuar dhe se ajo që duhet të bëjnë vërtetë qytetarët e infektuar, është të kurohen me paketën bazë të dhënë nga mjekët. ai shtoi më tej se vetëm kur simptomat të avancojnë dhe të jenë të rënduara, duhet të drejtohen në spitale.

Kryeministri Edi Rama mori sërish si shembull arrestimin e burgosjen e sanitares Tire Alldervishi e cila u akuzua për mashtrim në spitalin ku punonte she zhvati tetë milionë lekë nga të familja e një pacienteje të infektuar me Covid-19. Rama tha se Tirja është sjellë si një monstër e vërtetë dhe se sot, është një qelizë kancerogjene më pak në sistemin tonë shëndetësor.  Nga ana tjetër, kreu i qeverisë tha se puna e mediave është që të ndihmojnë në denoncimin e këtyre rasteve por jo që të prezantojnë panoramën e zymtë. Ai tha se edhe në Rumani u dogj spitali Covid dhe pati viktima, por gjërat kanë ekulibër. Sipas kryeministrit, krah të pakënaqurve, ka edhe mijëra të tjerë, që kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitale dhe janë shëruar. 

Përsa u përket vaksinave, Rama tha se pas mesit të shkurtit të këtij viti, kompania Pfizer do të nisë shpërndarjen e vaksinave duke bërë që edhe në vendin tonë të vijnë doza të tjera, por që këputja e zinxhirit të infektimit është shumë larg, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet. 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se ka dyshime të forta se variantet e Covid-19 kanë hyrë në Shqipëri. Ajo tha se janë marrë mostra dhe se po pritet përgjigjia e analizave. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se po shtohen të rinjtë e infektuar me Covid-19 dhe se gjithashtu janë shtuar dhe kërkesat për shtrime në spitale. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mos heqin maskën në asnjë moment, në mënyrë që të vijë edhe këputja e zinxhirit të infektimit.

(f.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ogerta manastirliu rama me gazetaret 8 shkurt 2021 edi rama ogerta manastirliu rama me gazetaret 8 shkurt 2021

Sondazh

Poll