Politike

Rama kërcënon bizneset: Do rrisim gjobat, ndërgjegjësohuni sepse policia dhe inspektoriatet do ta imponojë me forcë zbatim

8 Shkurt 2021, 10:24 Nga DOSJA
Rama kërcënon bizneset: Do rrisim gjobat, ndërgjegjësohuni

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ‘kërcënoi’ hapur se do të godasë me gjoba të gjithë ato biznese që nuk do të resektojnë masat anti-Covid dhe madje gjobat do të rriten. Në një komunikim me gazetarët, teksa fliste për rritjen e të infektuarve, Rama tha se tregtarët janë kthyer në vendet ku rrezikohet jeta e qytetarëve. 

Ai shtoi me tone të forta se çdo biznes që nuk do të respektojë masat, do të gjbitet dhe madje, policia e inspektorët do ta imponojnë me forcë zbatimin e masave. 

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama

Po e nënvizoj për të gjithë, duke filluar nga trgatarët, të gjithë përkushtimin dhe motivimin e autoriteteve shtetërore për të mos i rënduar psikologjikisht ta marrin si një mundësi për të abuzuar. Pastaj dhe me radhë të gjithë të tjerë, por tregtarët kanë përgjegjësi të posaçme, pasi janë në mjediset e tyre ku dhe rreziku është më i maddh. Rreziku më i madh nuk është as në zyra, as në shtëpi dhe në asnjë vend tjetër, por aty tek tregjet. Që të mos kthehemi tek masat kufizuese, duhet që të mos kërkojnë të nxjerrin maksimumin duke vënë në rrezik shëndetin e njerëzve. Të gjitha strukturat kanë pasur angazhim maksimal. Nuk duam që inspektoriatet të hyjnë e të dalin në lokale, sepse sigurisht kjo nuk është më e mira për ecurinë e aktivitetit tregtar, dyqane, qendra tregtare, etj. Por nëse nuk ka reagim të menjëhershëm, do të ndodhë kështu. Do të jetë policia që do ta imponojë me forcë zbatimin e masave. Edhe me të gjitha gjobat përkatëse, të cilat do t’i rrisim. Do rriten gjobat për restorantet, baret, lokalet, e qendrat tregtare.

LAJM KRYESOR/ Shtimi i të infektuarve, Rama paralajmëron bizneset: Do rrisim gjobat, policët dhe inspektorët do t’ju imponojnë me forcë respektimin e masave! Mos u dendni në ilaçe. Manastirliu: Variantet e Covid-19 mund të kenë hyrë në vend

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 8 shkurt 2021 edi rama rama me gazetaret 8 shkurt 2021

Sondazh

Poll