Politike

‘E papërgjegjshme, e pajustifikueshme!’/ Rama komenton mbledhjet e politikanëve në salla me shumë njerëz: Përfshij dhe

8 Shkurt 2021, 10:19 Nga DOSJA
‘E papërgjegjshme, e pajustifikueshme!’/ Rama komenton

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat në lidhje me situatën e Covid komentoi dhe rritjen e rasteve të personave që infektohen me Covid. Gjatë fjalës së tij Rama tha se ka politikanë që mblidhen në salla me shumë njerëz duke thyer kështu rregullat e vendosura nga komiteti teknik i ekspertëve. Kryeministri tha se në këtë grup nuk përjashton as politikanët që i përkasin grupit të tij parlamentar.


DEKLARATA:

Numra që u rritën dramatikisht në vendet e Europës, po refleketohen tani dhe këtu. Masat që janë në fuqi janë masa të cilat në këndvështrimin e ekspertëve të komitetit teknik funksionojnë, por duhen zbatuar ashtu siç duhet. Qasja e autoriteteve të shëndetësisë që janë përgjgjëse ka qënë një qasje më shumë sensibilizuese dhe mirëkuptuese sesa represive, mesa duket ç’ka konstatohet nga autoritetet në javët e fundit vihet re një rënie e angazhimit të qytetarëve duke filluar nga vendosja e maskës kudo. Jashtë shtëpisë, duke vazhduar me zbatimin e rregullave për njësitë tregtare dhe me ato aksese të patolerueshme në lokale të caktuara apo qoftë nga politikanët. Këtu me politikanët do e bëj të qartë që nuk kam parasysh politikanët që i përkasin partive të tjera por dhe ata që i përkasin partisë që unë drejtoj të cilët shkelin rregullat. Duke u mbledhur në dhoma dhe salla me më shumë persona që është përcaktuar. Kjo është e papërgjegjshme dhe e pajustifikueshme. Se të gjitha bashkë bëjnë atë që nuk duket sot si një front i bashkuar përgjegjësisë individuale në luftën kundër covid. Nëse nuk reagojmë tani dhe nëse secili nuk bën detyrën, situata rrezikon të përkeqësohet.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne konference per mediat edi rama ne konference per mediat

Sondazh

Poll