Moti i keq ‘pushton’ Vlorën! Breshër dhe dallgë të forta, anulohet lundrimi i mjeteve të vogla
8 Shkurt 2021, 09:36Nga DOSJA
VLORË– Si pasojë e motit të përkeqësuar në portin e Vlorës është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla.
Era e fortë është shoqëruar me reshje të dendura shiu por dhe breshër. Sipas kapitenerisë së Vlorës, era e fortë është me një shpejtësi 10-15 m/ sec ndërsa fuqia e dallgëve është regjistruar 6-7 ballë. Si pasojë mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit janë pezulluar.
Trageti i linjës me Italinë do të vijojë itenerarin. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë në datën 08.02.2021 ora 16:00 dhe ne vazhdim.
Vendi ynë do të përfshihet sot nga një mot i vranët dhe me reshje të dendura shiu që do të fillojnë që në orët e paradites. Sipas meteoalb, kjo situatë do të vijojë deri në orët e mesditës kur parashikohet përmirësimi kushteve atmosferike në vend duke bërë që të kemi dhe intervale me kthjellime.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Shirat kanë bërë që territori i zonës së Shkodrës të jetë nën ujë. Bashkia në njoftimin e përditshëm ka bërë të ditur se 3655 hektarë tokë j...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, mbrëmjen e djesh...
SPANJË-Policia dhe agjentët spanjollë kanë ndaluar tetë persona me origjinë lituaneze , greke, shqiptare dhe spanjolle si autorë të dyshuar të krimeve kund...
DURRËS– Moti i keq në vend sapo ka nisur dhe do të jetë prezent përgjatë gjithë javës. Shirat e dendur kanë bërë që në qytetin e Durrësit të pezulloh...
SARANDË– Ditën e djeshme janë sekuestruar 167 kilogram drogë në Rajo të Igumenicës, që dyshohet se vinte nga Shqipëria.Shqiptari i arrestuar është Mihal Le...
ITALI– Vrasja e shqiptares Luljeta Heshta, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Itali, ka si autor partnerin e saj i cili në momentin kur ka kryer aktin ishte ...
SHQIPËRI– Mot i vranët dhe me reshje të dendura shiu kanë nisur që në orët e para të mëngjesit. Kjo situatë do të vijojë deri në orët e mesditës kur parash...
DURRËS– Një makinë e llojit “Smart” ka marrë flakë dhe është djegur gjatë orëve të vona të natës që lamë pas. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se mjeti...