Aktualitet

Digjet gjatë natës makina e 20-vjeçares në Durrës

8 Shkurt 2021, 07:22 Nga DOSJA
Digjet gjatë natës makina e 20-vjeçares në Durrës

DURRËS– Një makinë e llojit “Smart” ka marrë flakë dhe është djegur gjatë orëve të vona të natës që lamë pas. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se mjeti, në pronësi të 20-vjeçares me inicialet S.B është djegur në momentin që ka qenë e parkuar në lagjen nr.5 në Durrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i policisë Durrës

Më datë 08.02.2021, në orën 03:10, në lagjen nr.5, Durrës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, është djegur pjesërisht mjeti tip “Smart”, në pronësi të shtetases S. B., 20 vjeçe. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e durresit policia e durresit

Sondazh

Poll