Aktualitet

‘Kushtet janë të përshtatshme për të përhapur Covid’/ Sulçebe: Ndodhemi larg imunitetit të tufës, mund të

8 Shkurt 2021, 08:39 Nga DOSJA
‘Kushtet janë të përshtatshme për të

TIRANË– Mjeku imunolog Genc Sulçebe është shprehur se kushtet që gjendet vendi janë të përshtatshme për të përhapur Covid. Teksa  ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai tha se kushtet klimaterike, temperaturat, lagështia, festat e fundvidit kanë ndikuar në përhapjen e virusit.

Mjeku tha se shifra e të infektuarve rritet me 5-6 përqind çdo muaj, dhe duke patur parasysh këto shifra, deri në fund të qershorit imuniteti i tufës mund të rritet deri në 85 përqind. Ndërsa përsa i përket rangut vendor, ai tha se ndodhemi shumë larg imunitetit të tufës.

Duket se ritmi të paktën në Tiranë i përshpejtimit të përhapjes së infeksionit shkon në rreth 5-6 përqind në muaj. Domethënë që nëse tani janë  40 përqind që e kanë kaluar infeksionin, atëherë nëse jemi me këto ritme rreth 5-6 përqind në muaj i bie që imuniteti i tufës që aktualisht është më i lartë se në fillim. Me këto ritme nëse vazhdon kështu mund të themi se në fund të qershorit duhet ta arrijmë imunitetin e tufës.“, u shpreh ai.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genc sulcebe genc sulcebe

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2021, 07:22

Digjet gjatë natës makina e 20-vjeçares në Durrës

DURRËS– Një makinë e llojit “Smart” ka marrë flakë dhe është djegur gjatë orëve të vona të natës që lamë pas. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se mjeti...