Aktualitet

EMRI/ I armatosur ‘gjer në dhëmbë’ me thika e pistoletë, arrestohet 53-vjeçari në Korçë, u kap me doza kokaine gati

8 Shkurt 2021, 08:27 Nga DOSJA
EMRI/ I armatosur ‘gjer në dhëmbë’ me thika e

KORÇË– Ardit Horanli, 53 vjeç, banues në Korçë është vë në në pranga pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se Horanli u arrestua në lagjen nr.4, pas një kontrolli që u ushtrua në banesën e tij nga uniformat e policisë.

Brenda shtëpisë së Horanlit, u gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, letër alumini e bërë gati për përgatitjen e dozave, një sasi përzierësi, një peshore elektronike, një armë pistoletë sportive, dy armë të ftohta dhe dy suportera kartash Sim.

Për pasojë, 53-vjeçari u vu në pranga. Ardit Horanli rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penalë, në fushën e krimeve kundër personit. Tashmë, ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive”, “Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë Korçë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla dhe i armëmbajtjes pa leje. Posedonte lëndë narkotike, armë sportive dhe armë të ftohta në banesë, vihet në pranga 53-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit. Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, një armë sportive, dy armë të ftohta dhe një peshore elektronike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë dhe lëndë narkotike, kanë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit, në lagjen nr. 4, Korçë.

Forcat e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. H., kanë gjetur disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, letër alumini e bërë gati për përgatitjen e dozave, një sasi përzierësi, një peshore elektronike, një armë pistoletë sportive, dy armë të ftohta dhe dy suportera kartash Sim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 53 vjeç (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive”, “Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardit horanli arrestohet 53 vjecari ne korce ardit horanli arrestohet 53 vjecari ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2021, 07:22

Digjet gjatë natës makina e 20-vjeçares në Durrës

DURRËS– Një makinë e llojit “Smart” ka marrë flakë dhe është djegur gjatë orëve të vona të natës që lamë pas. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se mjeti...