Aktualitet

Rikthehen shirat në vend! Territori i Shqipërisë përfshihet nga erërat e forta dhe stuhitë, bllokohet sektori i peshkimit

8 Shkurt 2021, 07:29 Nga DOSJA
Rikthehen shirat në vend! Territori i Shqipërisë përfshihet

SHQIPËRI– Mot i vranët dhe me reshje të dendura shiu kanë nisur që në orët e para të mëngjesit. Kjo situatë do të vijojë deri në orët e mesditës kur parashikohet përmirësimi kushteve atmosferike në vend duke bërë që të kemi dhe intervale me kthjellime. Në Durrës janë ndërprerë punët në sektorin e peshkimit për shkak të motit të keq. Në Shkodër po ashtu situata paraqitet e rëndë. Ushtria ka shpërndarë ndihma mëngjesin e sotëm ndërkohë që sipërfaqet e tokës që ndodhen nën ujë janë shtuar.

Gjithashtu dhe në Vlorë situata paraqitet e rënduar nga shirat që kanë rënë orët e fundit. Po ashtu është bllokuar lundrimi me mjetet e ulëta pasi dallgët kanë pasuar rritje si dhe erërat kanë qënë të forta duke e bërë të pamundur lëvizjen.

Përsa u përket temperaturave, pritet që në mëngjes të ketë ulje, në mesditë të ketë ngrotje, ndërsa në darkë do të ulen sërish. Kjo do të bëjë që ekstremumet ditore të luhaten nga 2°C deri në 17°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Zhvillimi i një qendre ciklonare në qendër të Europës do të diktojë në pjesën më të madhe të saj vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore, përjashtim bëjnë Veriu dhe Lindja ku kthjellimet do jenë mbizotëruese.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti ne shqieri 8 shkurt 2021 shqiperi moti ne shqieri 8 shkurt 2021 shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2021, 07:22

Digjet gjatë natës makina e 20-vjeçares në Durrës

DURRËS– Një makinë e llojit “Smart” ka marrë flakë dhe është djegur gjatë orëve të vona të natës që lamë pas. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se mjeti...