Aktualitet

Stuhi dhe erëra të forta! Pezullohet sektori i peshkimit dhe ngarkim-shkarkimit në Durrës

8 Shkurt 2021, 08:08 Nga DOSJA
Stuhi dhe erëra të forta! Pezullohet sektori i peshkimit dhe

DURRËS– Moti i keq në vend sapo ka nisur dhe do të jetë prezent përgjatë gjithë javës. Shirat e dendur kanë bërë që në qytetin e Durrësit të pezullohet puna në sektorin e peshkimit deri në një njoftim të dytë. Kjo pasi vendi është përfshirë nga era të forta dhe nga stuhi.

Edhe sektori i ngarkim-shkarkimit ka pezulluar aktivitetin. Tragetet e linjes Durrës-Bari dhe anasjelltas janë nisur dhe kanë mbërritur në orarin e paracaktuar.

Vendi ynë do të përfshihet sot nga një mot i vranët dhe me reshje të dendura shiu që do të fillojnë që në orët e paradites. Sipas meteoalb, kjo situatë do të vijojë deri në orët e mesditës kur parashikohet përmirësimi kushteve atmosferike në vend duke bërë që të kemi dhe intervale me kthjellime.

(a.b)/dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2021, 07:22

Digjet gjatë natës makina e 20-vjeçares në Durrës

DURRËS– Një makinë e llojit “Smart” ka marrë flakë dhe është djegur gjatë orëve të vona të natës që lamë pas. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se mjeti...