Aktualitet

U ndihmuan apo jo? Alpinistët japin një tjetër version për ngjarjen: Kërkuam ndihmë, por s’na u ofrua! E zbritëm vetë

7 Shkurt 2021, 20:28 Nga DOSJA
U ndihmuan apo jo? Alpinistët japin një tjetër version për

TIRANË– Alpinistët e bllokuar në malin e Murganës kanë dhënë një version tjetër lidhur me çfarë ka ndodhur ditën e sotme pranë kufirit me shtetin grek. Anëtarët e grupit me të cilin ishte 17-vjeçari Ergys Koçi, thanë se nuk ishin ndihmuar nga autoritetet. 

Në një prononcim për “Panorama”, ata janë shprehur se edhe pse kishin njoftuar dhe kishin kërkuar ndihmë, nuk u ishte ofruar. Ata pohojnë se ishin vetë alpinistët e Gjirokastrës, ata që bënë të mundur transportin e të riut nëpër humnera dhe terrene mjaft të vështira.

“Forcat “Shqiponja” dhe zjarrfikëset mbërritën, kur kishim mbaruar më shumë se gjysmën e rrugës dhe ishim afër zbritjes. Grupet e shpëtimit arritën rreth 1 orë e 30 minuta nga fundit, ndërsa transporti i të riut zgjati rreth 5 orë,”-kanë bërë me dije ata. 

Grupi i alpinistëve ishte nisur për hiking në malin e Murganës pranë kufirit me Greqinë. Por 17-vjeçari, Ergys Koçi ka thyer këmbën duke bllokuar në mal edhe 20 persona të tjerë që ishin ngjitur me të në mal.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alpinistet ne murgane ergys koçi alpinistet ne murgane ergys koçi

Sondazh

Poll