Aktualitet

Zbutet Greqia, kërkon hapjen e Kapshticës, kusht: Respektoni rregullat sanitare dhe bëni testin e Covid-19

8 Shkurt 2021, 06:31 Nga DOSJA
Zbutet Greqia, kërkon hapjen e Kapshticës, kusht: Respektoni rregullat

KORÇË– Greqia ka vendosur që të hapë doganën e Kapshticës, e cila qëndron e mbyllur që nga data 7 dhjetor e vitit të shkuar. Institucionet greke u kanë dërguar një letër ministrisë dhe kërkojnë që të hiqet ndalimi i hyrjes nga Kapshtica, që deri më sot ka funksionuar vetëm për daljen nga Greqia.

Kushti për hapjen e kësaj dogane është respektimi i rregullave sanitare dhe testi i Covid-19 për personat që hyjnë.

Deri tani hyrja për në Greqi bëhet vetëm nga Kakavija dhe po pritet përgjigjia për Kapshticën. Edhe në Kakavijë, kërkohet testi i Covid-19 dhe respektimi i rregullave sanitare, duke qenë se jemi në periudhë pandemie.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dogana e kapshtices dogana e kapshtices

Sondazh

Poll