Aktualitet

Vritet në mes të ditës punonjësja shqiptare e seksit! Autori e tërhoqi zvarrë dhe e goditi 5 herë me thikë në këmbë d

7 Shkurt 2021, 20:34 Nga DOSJA
Vritet në mes të ditës punonjësja shqiptare e seksit! Autori

ITALI– Një 47-vjeçare shqiptare, e identifikuar si Luljeta Heshta, është qëlluar për vdekje nga një thikë në mes të ditës në qytetin e Milanos. 47-vjeçarja, e cila ushtronte prostitucion në Itali është vrarë teksa po priste klientët në trotuar.

Sipas mediave italiane, ajo nuk arriti t’i shpëtonte autorit, i cili e ka ndjekur më pas e ka tërhequr zvarrë për tokë dhe e ka goditur 5 herë me thikë në këmbë dhe shpinë. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:59, disa kalimtarë telefonuan Policinë, duke denoncuar për një grua që ndiqej nga një burrë. Por efektivët nuk mbërritën dot në kohë për të shpëtuar shqiptaren. 

47-vjeçarja kishte edhe precendentë të mëparshëm kriminalë, mori 2 plagë në këmbën e majtë dhe 3 në shpinë. Ajo u nis menjëherë për në spital, dhe disa orë luftë më vdekjen, ajo nuk ia doli që të shpëtonte.

Ndërkohë autori pasi kreu krimin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia italiane është vënë pas për prangosjen e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali luljeta heshta vritet shqiptarja ne itali itali luljeta heshta vritet shqiptarja ne itali

Sondazh

Poll