Aktualitet

Covid-19 në Berat/ Mësues, nxënës dhe punonjës institucionesh në fshatra dhe qytet rezultojnë pozitiv gjatë orëve të f

7 Shkurt 2021, 20:27 Nga DOSJA
Covid-19 në Berat/ Mësues, nxënës dhe punonjës

BERAT- Shifra e infektimeve me Covid-19 vazhdon të jetë e lartë. Ndërkohë, ditën e sotme në Berat kanë rezultuar pozitiv disa mësues, edukator, punonjës të shëndetit dhe disa persona në institucione të tjera.

Sipas burimeve për dosja.al, bëhet e ditur se një mësues në shkollën jopublike “Irfan Ngjeqari” në Berat, një në shkollën e fshatit Karkanjoz, një mësues në shkollën 9-vjeçare “Zihni Toska”, një në shkollën 9-vjeçare të fshatit Sinjë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Po ashtu, një nxënës në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”,  pesë nxënës në shkollën e mesme “Kristaq Capo”,  1 nxënës në shkollën mekanike “Stiljano Bandilli” në Berat, janë infektuar me Covdi-19.

Gjithashtu kanë rezultuar pozitiv:

1 edukatore në kopshtin e fshatit Moravë, 1 infermier në Qendrën Shëndetësore në fshatin Pobrat, 1 infermier në Qendrën Shëndetësore në fshatin Cukalat, 1 punonjës i Drejtorisë Arsimore në bashkinë Berat, 1 punonjës social në bashkinë Berat, 1 elektriçist në OSHEE Berat,  1 punonjës në filalin e fondacionit Besa në Berat, 1 oficer i Policisë Ushtarake, 1 ekonomist në Raifeissen Bank në Urë-Vajgurore, 1 inxhinier ndërtimi, 1 punonjëse në fasonerinë Malotex, 2 punonjës në fasfood Lundra në Berat.

Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë shënuar 85,336 persona dhe kanë ndërruar  jetë 1460 pacientë. 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne berat covid-19 ne berat

Sondazh

Poll