Aktualitet

“Errësirë dhe erë e madhe”/ Prefekti i Gjirokastrës tregon orët e ankthit të alpinistëve: Si u shpëtua 17-vjeçari n

7 Shkurt 2021, 19:34 Nga DOSJA
“Errësirë dhe erë e madhe”/ Prefekti i

GJIROKASTËR– Detaje të reja në lidhje me operacionin e shpëtimit të 17-vjeçarit, Ergys Koçi në malin e Murganës pranë fshatit Sotirë. Prefekti i Gjirokastrës, Odise Kote në një prononcim për “Balkanweb” ka bërë me dije se Koçi ka rënë nga lartësia dhe se për shpëtimin e tij në ndihmë kanë ardhur edhe tre banorë të zonës.

“Së pari, dua të sqaroj që ishte një tur alpinistik nga të gjitha rrethet e vendit. Zhvillohej në malin e Murganës, pjesa më fundore e Shqipërisë në kufi me Greqinë dhe i mbuluar me borë gjatë gjithë kohës. Autobusët dhe automjetet e tyre ishin në Sotirë. Për incidentin morëm vesh rreth orës 16:45 dhe menjëherë mobilizuam mjekët, policinë dhe autoritetet vendore. Kam qenë edhe vetë në Sotirë deri në gjetjen e të riut Ergys Koçi. Në kushtet e errësirës dhe erës së madhe e vështirë të lokalizohej dhe gjendej. Na erdhën në ndihmë edhe tre banorë një prej tyre bari, mundëm ta shpëtojmë dhe po e transportojmë drejt spitalit. 17-vjeçari që ka rrëshqitur ka qenë bashkë me një grup, ai ka rënë nga një lartësi dhe është përplasur me një shkëmb. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Shpresojmë që nuk ka dëmtime të tjera,”-tha ai.

Grupi i alpinistëve ishte nisur për hiking në malin e Murganës pranë kufirit me Greqinë. Por 17-vjeçari, Ergys Koçi ka thyer këmbën duke bllokuar në mal edhe 20 persona të tjerë që ishin ngjitur me të në mal.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alpinistet ne murgane ergys koçi odise kote alpinistet ne murgane ergys koçi odise kote

Sondazh

Poll