Aktualitet

‘Krimineli më i rrezikshëm!’/ Grabitja 600 mijë euro në argjendari dhe vrasjet ndër vite! Mediat greke numërojnë “s

7 Shkurt 2021, 19:22 Nga DOSJA
‘Krimineli më i rrezikshëm!’/ Grabitja 600 mijë euro

ATHINË– Media greke “Protothema” i ka dedikuar një shkrim shokut të Alket Rizat, shqiptarit të njohur me nofkën “Taqi”, për të cilin shkruajnë se konsiderohet si një nga kriminelët më të rrezikshëm në vend. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Ralf Feruku, i njohur si “Taqi” dhe “Notis”, nga Peshkopia, i cili ishte shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale. Disa ditë më parë Dosja.al solli një profil të shqiptarit, por detaje të tjera të reja janë shtuar në dosjen e tij kriminale nga prestigjozia greke.

PJESË NGA ARTIKULLI: 

Në verën e vitit 2018, ai ishte “i pranishëm” në përleshjen e armatosur që ndodhi herët në mëngjes jashtë një lokali në Pedion, pronari i të cilit u vra një vit më vonë në Haidari. Përveç kësaj, ai dyshohet se ishte përfshirë në dy atentate kundër një shtetasi grek në Ilioupoli. Në vitin 1997 ai u arrestua si autor i vrasjes së një bashkatdhetari në Pire, ndërsa në vitin 1999 teksa vuante dënimin në burgjet e Alikarnassos, kishte plagosur për vdekje me thikë një të burgosur.

I ashtuquajturi “Takis” u identifikua si autori i vrasjes së shqiptarit Roland Shëmbitrasi, në tetor të vitit 2017 në Joy Bar në Glyfada. Vrasja u dokumentua nga kamerat e lokalit, dhe u vërtetua ser shënjestra e sulmit ishte një nga pronarët shqiptarë të lokalit,i cili dyshohet se ishte i përfshirë në trafik droge. Ai madje kishte nofkën “tenxhere”, pasi thuhet se ziente kokainën që kishte për shitje, duke e pastruar atë nga çdo papastërti. Por Taqi pretendon të kundërtën…

“Unë e mohoj dhe hedh poshtë akuzat. Unë nuk kam asnjë lidhje me incidentin e ndodhur më 8.10.2017 rreth orës 4:30 në Glyfada. Unë në atë kohë nuk isha në Glyfada. Pafajësia ime provohet nga sa vijon: Unë kam pasur dhe kam një marrëdhënie miqësore me… dhe kurrë nuk kam pasur ndonjë problem me të. Sigurisht që ai më njeh mirë si person dhe unë e njoh atë. Unë isha dhe jam shoku i tij.  Unë nuk përshtatem aspak me personin në videon përpara. Videot vërtetojnë se unë nuk jam njeriu që ka qëlluar dhe se po vrapon, pasi nuk e kemi trupin njësoj. Atë natë isha me tre persona të tjerë në Dafni,”-është shprehur Feruku në deponimin e tij në Polici lidhur me vrasjen. 

Policia greke vazhdon hetimet për 45-vjeçarin edhe për një grabitje me vlerë 600 mijë euro në vitin 2015. Pronari la në dyqan si shitës, një punonjësen e tij dhe një shqiptar 30-vjeç. Në ditën kur ndodhi grabitja dy austriakë, një bullgar dhe një italian,  kishin lënë takim në këtë argjendari për të blerë 19 kg flori për 600 mijë euro. Pronari 43-vjeçar, duke përdorur një shqiptar që dinte gjuhen shqipe, komunikonte në Viber me 30-vjeçarin shqiptar që të vononte blerësit dhe të ndihmonte grabitësit, mes të cilëve ishte dhe “Taqi”.

Vrasja e Aleks Rapos

Ralf Feruku ose “Taqi” akuzohet edhe për vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar Aleks Rapo, edhe pse ky i fundit njihet si një prej miqve të tij më të mirë. Në 29 dhjetor 2014, Rapo në mjetin e tij tip “Smart” bashkë me të dashurën 26-vjeçare ishin nisur për në aeroport në mënyrë që ajo të vinte në Tiranë. Por një bombë e vendosur poshtë mjetit u ndërpreu rrugën, duke lënë të vrarë në vend Rapon, dhe duke plagosur të dashurën e tij. Rapo akuzohej për trafik droge dhe prostituvion dhe kishte vuajtur 4 vite burh në Larisa.

Plagosja e Gjergji Kapajt 

Mësohet se shënjestra e atentatit në Glifadha të Greqisë përveç Roland Shëmbitrasit  ishte dhe 43-vjecari Gjergji Kapaj, i cili u shpëtoi plumbave me një plagosje. Disa vite më vonë, më 12 tetor 2012, teksa Gjergji Kapaj ndodhej në burgun e Trikallas u plagos oborrin e burgut. Rrugës për në spital, ai u rrëmbye dhe u gjet disa orë më pas i prangosur në hyrje të një pallati. e ate moment aty mesyne 3 persona te armatosur me “Kallashnikov”. Tre persona ç’armatosën gardianët dhe “rrembyën” Gjergjin, për të cilën ishin shprehur se kishte borxhe që duheshin “larë”. Dyshohet se pas rrëmbimi të tij fshihet e njëjta dorë…ajo e Taqit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet “taqi shqiptar” ralf feruku “taqi shqiptar” ralf feruku

Sondazh

Poll