Aktualitet

Ka thyer këmbën në mal! 17-vjeçari nuk i ndal ulërimat, alpinistët mundohen ta zbresin, e ngushëllojnë me fjalë: Edhe p

7 Shkurt 2021, 17:46 Nga DOSJA
Ka thyer këmbën në mal! 17-vjeçari nuk i ndal

SHQIPËRI– Një grup prej alpinistësh kanë mbetur të bllokuar prej disa orësh në malin e Murganës pranë kufirit me Greqinë, pasi një 17-vjeçar ka thyer këmbën. Për të zbritur nga mali të riun e lënduar, grupi që ndodhet në të në mal, ka vendosur që ta zbresë vetë me mjete rrethanore, derisa të vijë ndihma nga ajri.

Siç duket edhe nga pamjet, ata e kanë vendosur të riun brenda një plasmasi dhe po e ngrenë në krahë, ndërsa dëgjohen ulërimat e tij nga dhimbja. Të tjerët mundohen që t’i japin kurajo.

Hajde dhe pak se e ngritëm. Mos u mërzit…,“-dëgjohet në video.

Grupi i alpinistëve ishte nisur për hiking në malin e Murganës pranë kufirit me Greqinë. Por 17-vjeçari, Ergys Koçi ka thyer këmbëm duke bllokuar në mal edhe 20 persona të tjerë që po qëndrojnë me të. Alpinistët kërkojnë ndihmë nga ajri, pasi tek disa prej tyre kanë nisur simptomat e para të hipotermisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alpinistet ne murgane ergys koçi murgane alpinistet ne murgane ergys koçi murgane

Sondazh

Poll