Aktualitet

Bllokimi i alpinistëve në malin e Murganës, Policia: Po transportohen drejt fshatit Sotirë, asnjë s’ka rrezik për jetën

7 Shkurt 2021, 18:29 Nga DOSJA
Bllokimi i alpinistëve në malin e Murganës, Policia: Po

GJIROKASTËR– Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me bllokimin e alpinistëve në malin e Murganës. Në një njoftim të shpërndarë për mediat është bërë me dije se asnjë prej alpinistëve nuk ka rrezik për jetën teksa ata po transportohen nga efektivët për në fshatin Sotirë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Gjirokastër/ Informacion Paraprk

Në sallën e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se disa alpinistë ndodhen në malin Morgan, mbi fshatin Sotirë dhe kanë nevojë për ndihmë pasi shtetasi E. K., rreth 17 vjeç është rrëzuar dhe ka dëmtuar këmbën.

Menjëherë pas njoftimit janë nisur për në malin Morgan, forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër, shërbimet e Postës së Policisë Dropull dhe Forcat e Ushtrisë për tiu ardhur në ndihmë këtyre shtetasve.

Aktualisht këta shtetas po ndihmohen nga shërbimet e policisë, ku po transportohen me mjetet e policisë drejtë fshatit Sotirë dhe asnjë prej tyre nuk ka rrezik për jetën.

Grupi i alpinistëve ishte nisur për hiking në malin e Murganës pranë kufirit me Greqinë. Por 17-vjeçari, Ergys Koçi ka thyer këmbën duke bllokuar në mal edhe 20 persona të tjerë që po qëndrojnë me të. Alpinistët kërkojnë ndihmë nga ajri, pasi tek disa prej tyre kanë nisur simptomat e para të hipotermisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alpinistet ne murgane ergys koçi gjirokaster murgane policia e shtetit alpinistet ne murgane ergys koçi gjirokaster murgane policia e shtetit

Sondazh

Poll