Sport

Mbape gati të rinovojë me PSG, por me dy kushte: me një klauzolë dhe shifrat e Nejmar

7 Shkurt 2021, 06:59 Nga DOSJA
Mbape gati të rinovojë me PSG, por me dy kushte: me një

FRANCE – E ardhmja e Kilian Mbape mund të jetë akoma në Paris. Kontrata e sulmuesit të PSG-së, që do të skadojë në qershor 2022, mund të rinovojë marrëveshjen e tij me parizienët edhe për katër vjet të tjerë, por me dy kushte shumë të qarta: të vendoset një klauzolë përfundimi dhe me shifrat financiare të Nejmar, në mënyrë që talenti francez të nënshkruajë një kontratë me ta.

“Mundo Deportivo” tregon se si ish-sulmuesi i Monakos donte të largohej nga Parisi për te Real Madrid tani në verë, por vështirësitë ekonomike të “blancos” e kanë bërë të largët këtë pistë. Ky është vendimi i Mbape për të vazhduar me Paris SG, sipas kushteve të tij dhe për këtë ai kërkon përgjigje, deri në Kampionatin Europian të kësaj vere.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kilian mbape kushte si nejmar sulmuesi i paris sg kilian mbape kushte si nejmar sulmuesi i paris sg

Sondazh

Poll