Sport

VIDEO/ Marash Kumbulla i mohoi golin në centimetrat e fundit, Ronaldo nuk beson dhe kërkoi t’i shihte orën arbitrit

6 Shkurt 2021, 19:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Marash Kumbulla i mohoi golin në centimetrat e fundit, Ronaldo nuk

TORINO- Një moment gazmor ndodhi në pjesën e parë të ndeshjes Juventus-Roma ku pjesë ishin Cristiano Ronaldo dhe arbitri i ndeshjes Orsato. Një top i goditur prej tij devijohet nga Marash Kumbulla e më pas trondit traversën. Topi u kthyer përsëri në fushë, por Ronaldo ishte i bindur se më parë sfera e kishte kaluar vijën fatale.

Arbitri Orsato merr njoftimin përmes teknologjisë “Goal line” në orën e tij se në këtë rast nuk kishim të bënim me një gol të bardhezinjve, megjithëse 5 herë fituesi i topit të artë e ka të vështirë të bindet.

Cristiano Ronaldo padyshim që priste një përgjigje pozitive dhe, kur kjo nuk mbërriti, ai me kureshtje iu afrua gjyqtarit, duke treguar pajisjen e vendosur në krahun e Orsato i cili, duke qeshur, i konfirmoi se me të vërtetë nuk ishte gol.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport orsato ronaldo orsato ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 6 Shkurt 2021, 14:52

VIDEO / Partizani fiton në Ballsh dhe ngjitet i dyti

BALLSH – Partizani merr një fitore shumë të rëndësishme në këtë javët të fundit të fazës së dytë në Ballsh përballë Bylisit. Në stadiumin “Adush Muca” të kuqtë”...

Sport 6 Shkurt 2021, 14:38

VIDEO / Tirana bën detyrën ndaj Skënderbeut

TIRANE – Tirana arrin objektivin edhe në këtë javë të 18-të, duke fituar ndaj Skënderbeut, skuadra e fundit në renditje, bashkë me Bylisin. Bardheblutë fi...