Sport

VIDEO/ Juventus nuk pyet as për Romën, Ronaldo bën diferencën dhe çon bardhezinjtë në vendin e tretë

6 Shkurt 2021, 19:05 Nga DOSJA
VIDEO/ Juventus nuk pyet as për Romën, Ronaldo bën

ITALI– Në javën e 21-të të Serie A, Juventus luajti përballë Romës në Torino, takim që përfundoi me shifrat 2-0 për skuadrën drejtuar nga Andrea Pirlo. Një fitore e rëndësishme për bardhezinjtë që ngjiten në vendin e tretë dhe janë 5 pikë larg nga vendi i parë në pritje të ndeshjes së Milanit që do të luajë ndaj Crotones.

Përballë Romës ka vendosur një gol i Ronaldos në minutën e 13-të,ndërsa në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 66-të në një aksion model të krijuar nga Kuluseëski-Cuadrado, topi po shkonte drejt portugezit por Ibanez shkaktoi autogol. Tani Juventus ka hyrë në “vallen” e titullit, kur vetëm disa javë më parë konsiderohej jashtë,pas disa performancave negative.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus roma juventus roma

Sondazh

Poll

Sport 6 Shkurt 2021, 14:52

VIDEO / Partizani fiton në Ballsh dhe ngjitet i dyti

BALLSH – Partizani merr një fitore shumë të rëndësishme në këtë javët të fundit të fazës së dytë në Ballsh përballë Bylisit. Në stadiumin “Adush Muca” të kuqtë”...

Sport 6 Shkurt 2021, 14:38

VIDEO / Tirana bën detyrën ndaj Skënderbeut

TIRANE – Tirana arrin objektivin edhe në këtë javë të 18-të, duke fituar ndaj Skënderbeut, skuadra e fundit në renditje, bashkë me Bylisin. Bardheblutë fi...