Sport

VIDEO/ Teuta i falet Rustem Hoxhës ndaj Apolonisë, shumë vuajtje për një gol

6 Shkurt 2021, 18:40 Nga DOSJA
VIDEO/ Teuta i falet Rustem Hoxhës ndaj Apolonisë, shumë vuajtje

DURRES – Teuta me fitoren e ngushtë 1-0 ndaj Apolonisë, mbylli fazën e dytë të kampionatit të 82-të të Superiores. Mbrojtësi Rustem Hoxha, heroi i “djemve të detit”, në këtë sfidë të zhvilluar në “Niko Dovana”. Një fitore e vuajtur kjo për durrsakët, të cilët ishin shumë larg shkëlqimit, ku rastet e arta ishin me pikatore.

Por duhej të vinte minuta e 77-të, kur 29-vjeçari Hoxha, nga një goditje dënime, i ndihmuar edhe një një devijim, të realizonte golin e fitores së skuadrës së Edi Martinit. Me këtë fitore, e dyta në Durrës, skuadra e Teutës u ngjit në kuotën e 30 pikëve, shtatë më pak se Vllaznia kryesuese dhe një pikë më pak se Partizani i vendit të dytë.

Ndërkohë, skuadra fierake e Apolonisë, rregjistroi humbjen e dhjetë të saj, duke u renditur në vendin e tetë me 13 pikë, një më shumë se shumë se Bylis dhe Skënderbeu që mbyllin tabelën e renditjes.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport rustem hoxha skuadra durrsake skuadra e edi martinit skuadra fierake e apolonise teuta rustem hoxha skuadra durrsake skuadra e edi martinit skuadra fierake e apolonise teuta

Sondazh

Poll

Sport 6 Shkurt 2021, 14:52

VIDEO / Partizani fiton në Ballsh dhe ngjitet i dyti

BALLSH – Partizani merr një fitore shumë të rëndësishme në këtë javët të fundit të fazës së dytë në Ballsh përballë Bylisit. Në stadiumin “Adush Muca” të kuqtë”...

Sport 6 Shkurt 2021, 14:38

VIDEO / Tirana bën detyrën ndaj Skënderbeut

TIRANE – Tirana arrin objektivin edhe në këtë javë të 18-të, duke fituar ndaj Skënderbeut, skuadra e fundit në renditje, bashkë me Bylisin. Bardheblutë fi...