Politike

Sekuestrimi i 60 mln eurove pasuri, Yuri Kim pas dënimit të familjes së ish-deputetit Ndoka dhe 9 të tjerëve: SPAK dënoi k

5 Shkurt 2021, 17:59 Nga DOSJA
Sekuestrimi i 60 mln eurove pasuri, Yuri Kim pas dënimit të familjes

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka përgëzuar Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas dënimit të 11 personave për tjetërsimin e pronave në Shëngjin dhe sekuestrimin e 60 mln eurove pasuri.

Në një status në Twitter, Kim shkruan se ky është një shembull bashkëpunimi, fundosja e kriminelëve dhe ndëshkimi për një pjesë të dosjes 339.

“Një goditje tjetër e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion €. Kjo është pjesë e Dosjes famëkeqe 339. Ky është gjithashtu një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-ve dhe Shqipërisë në zbatimin e ligjit. Shpresojmë që SPAK të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar!”- shkruan Kim.

2/2 This is also another example of strong cooperation between ?? & ?? law enforcement. We hope SPAK will keep producing results. Important to end impunity for corruption & organized crime! https://t.co/6flC0tlgGq

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 5, 2021

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar 60 milionë euro pasuri në emër të 11 personave që u dënuan  për tjetërsim pronash, përfshirë vëllain e motrën e ish-deputetit Arben Ndoka, Mimoza dhe Gjevi. Të gjitha pronat e sekuestruara janë të shtrira në zonën e plazhit në Shëngjin, Kune e të gjithë zonat rreth Lezhës.

Në total, GJKKO dënoi me më shumë se 34 vite burg mbi 11 të akuzuarit që kanë dalë para gjykatës, mes tyre edhe vëllai e motra e ish-deputetit Arben Ndoka, Xhevi dhe Mimoza Ndoka.

 DËNIMET NGA GJKKO

Xhevi Ndoka perfundimisht 6.8
Mimoza Ndoka 1 vit 4 muaj me kusht
Emanuel Gjura 4.8 vjet

Zef Lazri 8 muaj
Blendi Ndoka 3 vjet 6 muaj
Luigj Paloka 4.8 vjet me kusht
Paulin Simoni 3.4 vjet
Vlash Gaxulli 2 vjet me kusht
Genc Zeneli 2 vjet me kusht
Kol Lleshi 2 vjet me kusht
Marjeta Perskura 1.4 vite me kusht

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike tjetersimi i pronave ne lezhe yuri kim tjetersimi i pronave ne lezhe yuri kim

Sondazh

Poll