Politike

Meta THIRRJE të fortë: Pandemia në vendin tonë po del jashtë kontrollit. Qeveria të marrë urgjentisht masa

5 Shkurt 2021, 17:43 Nga DOSJA
Meta THIRRJE të fortë: Pandemia në vendin tonë po del

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të shifrave në vendin tonë, ku në 24 orët fundit u regjistruan 15 viktima dhe 1,098 raste të reja me koronavirusi.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta ka thënë se pandemia COVID-19 në vendin tonë po del jashtë kontrollit. Meta nisur nga situata shqetësuse në vndin tonë, i ka bërë thirrje qeverisë që të trajtojë qytetarët si duhet. Ai ka thënë ndër të tjera se është patolerueshme të numërohen çdo ditë të infektuarit dhe jetët e humbura dhe të mos merret asnjë masë për të frenuar COVID-19.

POSTIMI I PLOTË: 

Në 24 orët e fundit, është regjistruar numri më i lartë i qytetarëve të infektuar, krahasuar me çdo ditë tjetër. Një tjetër shifër tronditëse është shënuar edhe sa i përket jetëve të humbura. Kapacitetet spitalore për të pritur shtrimet e reja ditore, rezultojnë të tejmbushura. Ndërkohë veç propagandës, asnjë plan nuk ka për nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë. Duke shprehur shqetësimin më madh për këta tregues të dhembshëm, i bëj thirrje Qeverisë të mos bëjë sehir dhe as mos t’i trajtojë qytetarët, si numra për statistika ditore, duke i lënë në mëshirë të fatit. Çdo shqiptar meriton të trajtohet me dinjitet dhe të ketë të gjithë asistencën e domosdoshme këshillimore dhe shëndetësore nga ana e shtetit, për të përballuar pasojat e rrezikshme të pandemisë.
Është e patolerueshme të numërohen çdo ditë të infektuarit dhe jetët e humbura dhe të mos merret asnjë masë për të frenuar COVID-19. Nevojitet urgjentisht, një strategji e re dhe efikase, për të frenuar pandeminë, përmirësuar kushtet në spitale, mbështetur financiarisht të prekurit dhe familjet e tyre dhe rritur nivelin ndërgjegjësues të popullatës. Çdo vonesë është kosto e madhe për qytetarët, shëndetin dhe jetën e tyre dhe kjo është jo vetëm e pafalshme, por edhe e dënueshme. Gjithashtu, ju bëj apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë me rigorozitet rregullat antiCOVID.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri, humbën jetën 15 vpersona dhe u infektuan 1,098 të tjerë. Që prej fillimit të pandemisë e deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën 1,433 persona dhe janë prekur 83,082 të tjerë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi ilir meta koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll