Aktualitet

Situata e pandemisë me Cvovid-19/ Kreu i Akademisë së Shkencave: 40% e popullsisë në Tiranë kanë fituar imunitet.  Ja ku

5 Shkurt 2021, 20:22 Nga DOSJA
Situata e pandemisë me Cvovid-19/ Kreu i Akademisë së Shkencave:

TIRANË- Prof.dr. Skënder Gjinushi shpjeguar analizën që Akademia e Shkencave ka bërë për vijimësinë e pandemisë në vendin tonë. 

I ftuar në emisionin ‘ Top Talk’, Gjinushi është shprehur se në bazë të studimeve që janë bërë, deri më tani rreth 40% e popullsisë në Tiranë që kanë kaluar Covid-19, kanë arritur imunizimin. Sipas Skënder Gjinushit, faza e parë e pandemisë ka kaluar dhe aktualisht ndodhemi në fazën e dytë.

“Qoftë nga studiuesit pranë Akademisë, dhe pranë Ministrisë, fazën e parë e kanë parashikuar njëlloj. Për fazën e dytë mendohet se është bërë pjesa më e madhe e rrugës. Kur janë bërë mbi 40% e popullsisë në kontakt me koronavirusin në Tiranë, do të thotë që ka bërë goxha rrugë dhe pasojat nuk kanë qenë aq katastrofike si më parë. Meqë vdekshmëria nuk ka arritur shifra të frikshme, sidomos në Itali, në tërë Evropën Perëndimore ka tendencë uljeje. Vdekshmëria parashikohet të arrijë në nivelet 1, 2 për një mijë persona gjithsej. Mund të themi që e kemi kaluar gjysmën e tunelin dhe po shohim dritë. Parashikimet që japin specialistët është që nga marsi fillon një ulje e ndjeshme e pandemisë”- tha ai . 

Po ashtu ai është përgjigjur dhe kritikave se nuk Akademia e Shkencave nuk ka qenë transparente në lidhje me studimet për situatën e pandemisë së Covid-19, duke thënë se po punohet ende me shifrat dhe sipas tij për çdo gjë do të informohet publiku.

“Jo se nuk është transparente por po punohet dhe do të bëhet transparente. Qëllimi ka qenë të kuptojmë prirjen e prekshmërisë reale dhe fitimit të antitrupave. Është një tregues shumë i rëndësishëm. Imuniteti arrihet në mënyrë natyrale ose në mënyrë artificiale nëpërmjet vaksinës. Kjo ka shumë rëndësi, sa kohë të shtrihet vaksina, duhet ditur metoda e vaksinimit sepse nuk mund ta vaksinosh popullatën menjëherë. Nëse kuptoj kaq % e popullsisë e kanë arritur imunitetin, atëherë është e nevojshme për shembull të vaksinojmë dhe 20, 30% dhe pandemia të fillojë të marrë fund”.- ka thënë ai. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet skender gjinushi skender gjinushi

Sondazh

Poll