Aktualitet

“Do të t’heqim qafe me gjithë familje”/ Zbardhet vrasja e Ilir Rexhepit, vëllain e Dodës së Elbasanit e ekzekutoi Gen

5 Shkurt 2021, 20:11 Nga DOSJA
“Do të t’heqim qafe me gjithë familje”/ Zbardhet

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një pjesë të dosjes së vrasjës së biznesmenit Ilir Rexhepi, të njohur ndryshe si vëllai i Dodës së Elbasanit (Roland Rexhepi, ish-agjent i antidrogës), i vrarë më 30 dhjetor të vitit 2011. I ftuar në ‘AbcNews’, Hoxha tha se sipas dosjes së Prokurorisë, vrasësi i Rexhepit është Geni (Mihal) Toshi, ndërsa bashkëpunëtor i tij, Anastas Çollaku.

Hoxha shtoi se në dosje theksohet se Toshi ishte personi që e vrau biznesmenin, ndërsa Collaku ishte shofer në drejtimin e makinës me ngjyrë të bardhë të marrë me qira. Gazetari shtoi se gjatë ekzekutimit, Toshi u plagos në mjekër dhe arriti që të largohet me shpejtësi, por pas la gjurmën e gjakut.

Pas plagosjes me ndihmën e Collakut, Toshi fillimisht ndaloi në Peqin ku mori ndihmën e parë më pas iku në Roskovec për të qëndruar disa ditë te Ilir Shabani dhe më pas drejt Korçës, por analiza e AND-së nga gjaku i gjetur në vendin ku u vra Rexhepi zbuloi identitetin e Toshit. Artan Hoxha shtoi më tej se vrasjen e Ilir Rexhepit sipas hetimeve rezulton se e ka porositur një grup i njohur kriminal në qytetin e Elbasanit. Sipas tij, grupi kriminal fillimisht ofroi 50 mijë euro, më pas edhe 30 mijë të tjera pas krimit për autorin e vrasjes dhe bashkëpunëtorin e tij.

Vrasësit janë paguar 50 mijë euro, u tregua bujar dhe si shpërblim dha edhe 30 mijë euro shtesë, dmth 80 mijë euro, plus ndihmë për vëllanë e Geni Toshit, Damiano Toshi i dënuar me burgim përjetë dhe gjyqin e transferuar në Elbasan për arsye se familja që porositi vrasjen e Rexhepit kishte ndikim të fortë te prokuroria dhe gjykata e Elbasanit. Pak kohë pas vrasjes dhe shpërblimit që mori, Toshi i kërkoi grupit kriminal që pagoi për ekzekutimin e Rexhepit, 50 mijë euro. Shumën Toshi e kërkoi përmes një tjetër personi të identifikuar si ‘B’, por grupi kriminal nuk pranoi që t’ia jepte dhe për këtë arsye u prishën. Toshi kërkon takim me kreun e grupit kriminal, por ky i fundit e drejtoi tek ‘B’ dhe takimi u bë në Selanik. Toshi kërcënoi se do të bashkëpunonte me drejtësinë nëse grupi kriminal nuk i jepte 1 milion euro. Por grupi kriminal e kërcënoi. “Ne do të paguajmë 2 milionë euro në prokurori dhe gjykatë për ta mbyllur këtë problem dhe ty do të vrasim të gjithë familjen. Geni Toshi e ka filmuar këtë takim me një kamer trupi, të cilën e zotëron,”- tha Hoxha që shkruhet në dosjen hetimore.

Për vrasjen e Rexhepit është pas hekurave edhe Olsi Leku. Prokuroria e Elbasanit ka në dosje një profil gjaku ADN-je, dhe disa pamje filmike që tregojnë një person duke u larguar, që dyshohet se është Olsi Leku alias Jorgo Leku, i cili u arrestua në Athinë në tetorin e vitit të shkuar.

Policia dhe prokuroria kanë kërkuar që Olsi Leku, t’i nënshtrohet një analize ADN-je, me qëllim krahasimin me atë profil AND-je, që është gjetur në vendin ku u ekzekutua me 11 plumba Ilir Rexhepi.

Si ndodhi vrasja e Ilir Rexhepit?

Më 30 dhjetor të 2011, dy vite pasi vëllai tjetër i tij, Roland Rexhepi ishte ekzekutuar u vra dhe Ilir Rexhepi. Iliri është qëlluar teksa ecte në rrugë, ndërkohë në atë periudhë drejtonte një kompani policie private në Elbasan. Ai konsiderohej si kërcënim për anëtarët e familjes Çapja, pasi kishte filluar lobimin me disa familje në Elbasan, për të këtë fis. Ilir Rexhepi ishte vëllai i Roland Rexhepit dhe njihej si “Doda”, një ish-shef antidroge në Elbsan në kohën e Edmond Kosemit, që u ekzekutua me disa plumba, nga dy njerëz të afërt të familjes Çapja, Armand Llakaj dhe Marjus Tafa. Momentalisht Llakaj është dënuar me 25 vite burgim ndërsa Tafa, është dënuar me 23 vite burgim.

Në momentin e vrasjes, Iliri ka mundur të reagojë duke plagosur një nga autorët, por ata janë larguar shumë shpejt. Vetëm pak ditë para këtij krimi prokuroria e Elbasanit kishte kërkuar në pretencën e saj plot 48 vite burg për Armand Llakaj dhe Marjus Tafën, si autorët kryesorë të vrasjes së Roland Rexhepit. Ndërkohë për vrasjen e Ilirit, Prokuroria nxori një urdhër ndërkombëtar për Bledar Muçën. Muça u largua nga dogana e Kapshticës, i ndihmuar nga polici Ardian Çekiçi. Pas largimit në Greqi, Muça gjeti strehim në Belgjikë, ku nga këtej nëpërmjet avokatit të tij në Shqipëri pretendoi se në Belgjikë ishte larguar për të festuar Vitin e Ri 2012.

Në momentin e vrasjes së Rexhepit, Bledar Muça pretendoi se ndodhej në një lokal jashtë Elbasanit së bashku me disa miq të tij, dhe për këtë ka paraqitur pamje filmike. Akuzat për Bledar Muçën ranë dhe çështja u pezullua nga prokuroria. Ndërkohë për ndihmën e tij për të kaluar doganën Kapshticë, u procedua polici Ardian Çekiçi nga SHKB.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anastas collaku artan hoxha geni mihal toshi ilir rexhepi roland rexhepi anastas collaku artan hoxha geni mihal toshi ilir rexhepi roland rexhepi

Sondazh

Poll