Aktualitet

I ‘tradhëtoi’ telefonata e fqinjëve, çfarë pritet të ndodhë me dy shqiptarët që u kapën me 7 milionë paund drogë

5 Shkurt 2021, 19:52 Nga DOSJA
I ‘tradhëtoi’ telefonata e fqinjëve, çfarë

BRITANI– Dy shqipatarë u arrestuan në dhjetor të vitit 2019 në Dorset të Britanisë pasi kapën në fabrika më e madhe ndonjëherë me mbi 2,000 bimë kanabisi.

Ashtu siç e quajnë shqiptarët, ‘shtëpia e barit’ në fjalë kapte vlerën nga 2.3 milion deri në 7.1 milion £.

Dy shqiptarët e arrestuar pas këtij mega-operacioni policor ishin Leonard Bruci 27 vjeç dhe Arber Aliaj 23 vjeç të cilët u kapën brenda shtëpisë së kanabisit, shkruajnë mediat e huaja.

Pasi kanë kaluar 13 muaj të burgosur, të dy të pandehurit tani pritet të lirohen brenda disa javësh, duke shlyer më shumë se gjysmën e dënimit. Ata do të dëbohen për në Shqipëri pasi të dalin nga burgu.

E gjithë fabrika e kanabisit u zbulua nga një telefonatë nga fqinjët, të cilët dyshuan për shkak të automjeteve të çuditshme që hynin e dilnin nga ndërtesa në fjalë, ku policët pikasën se bëhej fjalë për kultivim droge.

Gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën e Bournemouth më 29 janar u tha se fabrika ishte organizuar mirë dhe në mënyrë profesionale, ndërsa shqiptarët pohuan se iu duhej të shlyenin paratë që kishin shpenzuar për të mbërritur në Britanin e Madhe.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arber aliaj fabrika e droges leonard bruci shqiptaret ne londer arber aliaj fabrika e droges leonard bruci shqiptaret ne londer

Sondazh

Poll