Aktualitet

Humbi jetën në moshën 71-vjeçare/ Bibliotekës në Tiranë i vendoset emri i Moikom Zeqos, do t’i dhurohen 100 libra nga f

5 Shkurt 2021, 19:38 Nga DOSJA
Humbi jetën në moshën 71-vjeçare/ Bibliotekës në

TIRANË- 8 muaj pas ndarjes nga jeta emri i akademikut Moikom Zeqo, i është vendosur Biblotekës më të re në kryeqytet, në rrugën “Tefta Tashko”.

Inagurimi i biblotekës është bërë ditën e sotme ndërkohë,  bashkëshortja e tij Lida Mirja, e cila në një intervistë për ReportTv, është shprehur se është emocionuar jashtëzakonisht shumë kur ka parë emrin e bashkëshortit të ndjerë të gdhendur në hyrje të bibliotekës. Ndërkohë ajo ka bërë të ditur se nga fondi i Moikom Zeqos kësaj biblioteke do t’i dhurohen 100 libra. 

“Jam emocionuar shumë kur pashë shkrimin, “Biblioteka Moikom Zeqo”. Jam pa fjalë, është vërtet prekëse. Do sjellim rreth 100 libra në këtë bibliotekë dhe çdo gjë që do të kemi mundësi sepse edhe Moikom Zeqo do ta dëshironte këtë gjë”, tha Mirja.

Moikom Zeqo u nda nga jeta në moshën 71 vjeçare pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vunate prej vitesh. Ai ka shkruar rreth 100 libra. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moikom zeqo moikom zeqo

Sondazh

Poll