Aktualitet

Dështon grabitja në Kavajë, tre të maskuarit përleshen me familjarët, por nuk arrijnë të vjedhin asgjë, lënë pas fëm

5 Shkurt 2021, 20:16 Nga DOSJA
Dështon grabitja në Kavajë, tre të maskuarit përleshen

KAVAJË– Dështon një grabitje në Kavajë! Tre persona të maskuar, janë futur në një shtëpi në fshatin Karpen të Kavajës për të grabitur, por kanë hasur në rezistencën e familjarëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00.

Në momentin që hajdutët janë futur brenda janë përleshur me kryefamiljarin me inicialet B. G., 70 vjeç. Më pas, mes tyre janë futur edhe nënë e bijë, përkatësisht me inicialet A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilat kanë mbetur të lënduar.

Përleshja me familjarët, ka bërë që grabitësit të tërhiqen dhe të mos vjedhin asgjë nga banesa.  Dy të plagosurat, nënë e bijë janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore

Njoftimi i policisë Kavajë

Më datë 05.02.2021, rreth orës  20:00, në fshatin Karpen, në Kavajë dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit B. G., 70 vjeç, por janë diktuar dhe kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ku për pasojë është lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi. Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon me sherbimet e shtuara krehja e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet deshton grabitja ne kavaje grabitje ne kavaje kavaje deshton grabitja ne kavaje grabitje ne kavaje kavaje

Sondazh

Poll