Aktualitet

Scorpions-it i fshinë numrin unik por harruan fijet e flokut në mjet, zbardhen gjurmët kyçe që mund të zbulojnë atentator

5 Shkurt 2021, 18:07 Nga DOSJA
Scorpions-it i fshinë numrin unik por harruan fijet e flokut në mjet,

TIRANË– Automatiku me të cilin u vra Shkëlzen Kastrati është modeli Scorpions që u përdor me silenciator në ngjarje. Dosja.al ka mësuar se arma e krimit është gjetur brenda mjetit ‘Range Rover’ që u përdor në atentat, por pa gjurmë të autorëve.

Këta të fundit janë treguar të kujdesshëm duke fshirë numrin e tij unik për të mos lënë gjurmë. Por gjurmët, siç Dosja.al raportoi një ditë më parë, janë gjetur në një tjetër mjet.

Në makinën që u sekuestrua në Thumanë, ekspertët e kriminalistikës kanë gjetur fije floku dhe disa materiale të tjera, analiza e të cilave mund të çojën ë zbardhjen e autorëve. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e Kastratit, ngjarjen e ndodhur më 1 shkurt të këtij viti.

Hetimet janë përqëndruar mes Kamzës dhe Fushë-Krujës, ndërkoh që autori dyshohet se fshihet në Vlorë, nga persona të njohur të botës së krimit.

Vrasja e 42-vjeçarit Shkëlzen Kastratit mendohet të jetë një mesazh i pastër për vëllain e viktimës, Klementin, nisur nga përplasja e vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë Klement Kastratit tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i morën jetën shokut të tij, Denis Kasaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkelzen kastrati vritet shkelzen kastrati shkelzen kastrati vritet shkelzen kastrati

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shkurt 2021, 16:16

TIRANË- Një sherr i rëndë ka ndodhur në Bladushk  të Tiranës, ku dy vëllezërit janë zënë me njëri tjetrin për një kanal kullues. Si pasojë e sherrit një ng...