Aktualitet

Kërcënohet me jetë shefi i krimeve në Gramsh, Sokol Novaku, mesazhi që mori: I ke orët e numëruara

5 Shkurt 2021, 20:05 Nga DOSJA
Kërcënohet me jetë shefi i krimeve në Gramsh, Sokol Novaku,

ELBASAN– Sokol Novaku, shefi i krimeve në Komisaritin e Policisë së Gramshit është kërcënuar me jetë. Dosja.al ka mësuar se Novaku, i cili kishte vetëm dhjetë ditë që ishte transferuar në Gramsh në detyrën e re, ka marrë mesazhe kërcënuese në telefonin që përdorte për punën.

Mësohet se persona të paidentifikuar e kanë kërcënuar se do ta djegin të gjallë, e do ta bëjnë ushqim për derra, bashkë me familjen.  “..Do të bajm ushqim për derra, ty me gjithë familjen, do të djegim të gjallë. Kena për të q* robt, i ke ditët e numërume,”– shkruhet në mesazhin që ka marrë Sokol Novaku, personi që shihet në foton e mëposhtme.

Vetëm dy ditë më parë, Novaku ka depozituar në Prokurorinë e Rrethit Elbasan kallëzim për kërcënimin e marrë.

Novaku ka mbajtur detyrën e shefit të sektorit të lëndëve narkotike në Elbasan, ndërsa më herët ka qenë edhe shef i komisariatit Nr.2 në Tiranë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kercenohet shefi i krimeve sokol novaku sokol novaku kercenohet shefi i krimeve sokol novaku sokol novaku

Sondazh

Poll