Rrëshqitja e dherave dëmton 4 varre në Durrës, qytetarët: Po na ikin të vdekurit në lumë
5 Shkurt 2021, 17:26Nga DOSJA
DURRËS– 4 varre janë dëmtuar në Durrës për shkak të rreshjeve të dendura të shiut të cilat sollën rrëshqitje dherash.
Autoritetet njoftojnë se varret e dëmtuara janë tek varrezat e vjetra, krahu i majtë në hyrje. Ndërkohë, janë njoftuar familjarët e të ndjerëve të paraqiten pranë zyrave të NKSH Durrës për të vijuar me procesin e rivarrimit të tyre.
Qytetarët shprehen e askush nuk ka ardhur për të ndërhyrë edhe pse kanë komunikuar me ndërmarrjen që i mirëmban. “Çfarë katastrofe, atje poshtë kanë rrëshqitur gjithë varret, janë duke rënë në kanal. Është një tmerr. Paguajmë taksa në shtet, na ikin të vdekurit nga varri, lahen brenda në lumë”, dëgjohet të thotë një qytetare në videon e siguruar nga ‘Balkanweb’ .
Njoftimi i plotë nga NKSH Durrës:
NSHK Durrës ka konstatuar dëmtimin e katër varreve si pasojë e rrëshqitjes së dherave nga reshjet e dendura të para disa ditëve.
Këto varre janë tek varrezat e vjetra, krahu i majtë në hyrje. Grupi i punës identifikoi emrat të cilët janë:
1.Vesim Toto – varrosur më 14.4.1996
2.Prendush Gruda – 1996
3.Gjergj Komnino – 11.4. 1998
4.Nikolina Zajmi – 26.4. 1996
Njoftohen familjarët e të ndjerëve që të paraqiten pranë zyrave të NSHK Durrës, sektori funeral, pasi për shkak të terrenit të dëmtuar dhe rrëshqitjes masive të dheut pranë këtyre varreve, duhet të bëhet zhvendosja dhe rivarrimi i tyre në varrezat e reja, brenda 15 ditëve sipas ligjit në fuqi për varrimet.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Zambak Gjoni, pas dy vitesh në drejtim të Paraburgimit të Vlorës, ka lënë detyrën për t’u zëvendësuar nga Engëllush Avdulaj. Ministrja e Drejtësisë,...
TIRANË– Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka deklaruar se është rritur shifra e moshave të reja që kanë nevojë për trajtim spitalor për shkak të koro...
TIRANË– Në dukje ai shfaqet si një klient normal. Hyn në supermarket. Përshëndet. Mandej drejtohet te sirtarët. Mbasi kontrollon disa produkte ushqim...
TIRANË– Mikael Qosja i shpallur në kërkim për rolin e tij si vëzhgues në atentatin me tre viktima në Elbasan, ku mbetën të vdekur, Endrit Dylgjeri (Alibej)...
DURRËS– Tifozët Kuq e Zi kanë marrë një nismë të veçantë. Ata kanë vendosur që të ndërtojnë dy qendra shëndetësore në bashkitë Durrës dhe Shijak , ...
Aktualitet 5 Shkurt 2021, 16:16
TIRANË- Një sherr i rëndë ka ndodhur në Bladushk të Tiranës, ku dy vëllezërit janë zënë me njëri tjetrin për një kanal kullues. Si pasojë e sherrit një ng...
TIRANË- 15 të vdekur dhe 1089 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në ...
DIVJAKË– Pas 5 ditësh nën ujë, sipërfaqet e tokave bujqësore në Tërbuf të Divjakës janë kulluar.Uji është larguar nga një mijë hektarë tokë e mbjellë...
TIRANË– Vajza e cila u godit nga efektivja e policisë në Kombinat pasi nuk kishte maskë me vete ka treguar për ‘JOQ’ se nuk ishin të vetmet pa maskë në rru...
FIER– Gazetarja Klodiana Lala, ka nxjerrë detaje të tjera në lidhje me vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier.E ftuar në News24, Lala ka thënë ndër të tjera se kr...