Bota

Britania dëbon 3 spiunë kinezë që hiqeshin si gazetarë 

5 Shkurt 2021, 19:56 Nga DOSJA
Britania dëbon 3 spiunë kinezë që hiqeshin si

ANGLI- Britania ka dëbuar 3 spiunë kinezë ditën e djeshme të cilët hiqeshin si gazetarë. Straitstimes shkruan se raporti në lidhje me dëbimin e tyre nga vendi është verifikuar nga një burim i pavarur i qeverisë, i cili thotë se tre ofiserë të inteligjencës së Ministrisë së Sigurimit të Shtetit kinezë hiqeshin si gazetarë dhe punonin në agjenci të ndryshme lajmesh.

“Identitetet e tyre të vërteta u zbuluan nga MI5 dhe ata që atëherë janë detyruar të kthehen në Kinë,” thuhet në raport.

Gjithashtu ditën e djeshme  rregullatori i medias britanike hoqi një licencë televizive kineze në vend, pasi arriti në përfundimin se Partia Komuniste Kineze kishte përgjegjësinë editoriale për kanalin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota spiune anglez ne kine spiune anglez ne kine

Sondazh

Poll