Bota

Kosova nis trajtimin e të infektuarve me Covid me plazmë, Zamaj: Pacientët nuk kanë pasur efekte anësore

5 Shkurt 2021, 19:42 Nga DOSJA
Kosova nis trajtimin e të infektuarve me Covid me plazmë, Zamaj:

KOSOVË- Kosova ka nisur ditën e sotme trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid me plazmë. Lajmin e ka bërë të ditur, vetë Ministri i Shëndetësisë Armend Zamaj me anë të një postimi në Facebook.

Zamaj shkruan se 3 pacientë u janë nënshtruar fillimisht dhënies së plazmës dhe se deri tani trupat kanë reaguar mirë ndaj plazmës dhe nuk ka pasur efekte anësore. Zamaj gjithashtu ka shkruar se Kosova është bërë shembull për të gjithë rajonin për trajtimet e të infektuarve me Covid me plazmë.

Postimi i plotë:

Klinika Infektive tashmë ka bërë edhe dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë. Gjatë dhënies, mjekët thonë se pacientët nuk kanë pasur efekte anësore dhe plazma është përballuar mirë. Në orët e pasditës trajtimit u janë nënshtruar edhe dy pacientë të tjerë, pranë Klinikës Infektive. Plazma konvalescente si terapi mbështetëse, do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë dhe do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar ditë më parë. Ky është tregues i suksesit të profesionistëve dhe shëndetësisë tonë. Jemi bërë shembull për rajonin. Ju faleminderit ekspert dhe ju mantelbardhë. Vazhdojmë!

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë janë regjistruar persona me Covid, ndërsa 1514 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni armend zamaj covid ne kosove trajtimi me plazme armend zamaj covid ne kosove trajtimi me plazme

Sondazh

Poll