Aktualitet

Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, gazetarja zbulon DETAJE të reja: Vrasësi është me pagesë, po strehohet te të afërm

5 Shkurt 2021, 15:21 Nga DOSJA
Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, gazetarja zbulon DETAJE të

FIER– Gazetarja Klodiana Lala, ka nxjerrë detaje të tjera në lidhje me vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier.

E ftuar në News24, Lala ka thënë ndër të tjera se krahas pistës së gjakmarrjes, vrasja e tij mund të jetë bërë edhe për prishje të pazareve të drogës. Ndërkohë teksa ka folur në lidhje me operacionin e policisë që është vënë në kërkim të autorite, Lala ka thënë se ai mund të jetë një vrasës me pagesë. Ndër të tjera ajo shtoi se vrasësi mund të rreth moshës 24-vjeçe dhe se sipas Lalës ai është arrestuar disa herë, duke shtuar se ai po strehohet tek një i afërm në Vlorë, që është përfshirë në botën e krimit. 

“Ndërsa flitet që Shkëlzen Kastrati ka pasur Probleme të hapura me drejtësinë dhe se mes fisit të tij e një fisi tjetër pa pasur dhjetëra viktima për gjakmarrje, vrasja dyshoj se mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës. Policia i ka të dhënat e saj, por unë mendoj nga të dhënat sekrete që ka, policia është e orientuar drejt një bande në Tiranë dhe në Fushë-Krujë. Autori është një djalë rreth 24 vjeç i arrestuar disa herë më parë. Ai vepron si vrasës me pagesë për llogari të dy grupeve me bazë në Tiranë. Rezulton se ai është strehuar afër një emri të botës së krimit në Vlorë”,- tha Lala.

Vrasja e 42-vjeçarit mendohet të jetë një mesazh i pastër për vëllain e viktimës, Klementin, nisur nga përplasja e vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë Klement Kastratit tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i morën jetën shokut të tij, Denis Kasaj. Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt në hyrje të qytetit të Fierit, me një armë ”Scorpion”, e cila u gjet brenda mjetit “Land Rover”. Arma e gjetur është dërguar në laboratorin e kriminalistikës për hetime të mëtejshme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet shkelzen kastrati vritet shkelzen kastrati

Sondazh

Poll