Aktualitet

Vrasja e trefishtë në Bradashesh, Artan Hoxha jep DETAJE për Qosjen: Ka vetëm 3 javë në kërkim, zgjodhi ‘me kujdes’ k

5 Shkurt 2021, 12:50 Nga DOSJA
Vrasja e trefishtë në Bradashesh, Artan Hoxha jep DETAJE për

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me shpalljen në kërkim të organizatorit të vrasjes së trefishtë në Bradashesh, tre vite më parë.

Në një intervistë për “Abc”, Hoxha ka treguar se Policia e Shtetit ka vetëm 3 javë që ka miratuar urdhër-arrestin ndaj Markelian Qosjes, ndërsa shtoi se mund të ndodhet në Dubai. Kjo pasi sipas tij, vendi nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. 

Ka tre javë që është miratuar urdhër-arresti. Qosja është personazhi që është marrë me organizimin, përgatitjen, gjetjen e personve dhe ndjekjen e viktimave. Dyshohet se ndodhet në Dubai. Nuk ka qënë në kërkim më parë ai. Në Dubai ka grupe me sasi të mëdha parash për shkak të kokainës. Kanë vendosur të qëndrojnë në një vend pa marrëveshje ekstradimi,”-tha Hoxha.

Atentati i trefishtë ndodhi tri vite më parë në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan. Si pasojë e breshërisë së plumbave ndërruan jetë në vend Endrit Alibeaj, Arben Dylgjeri dhe turku Terdal Durunay, të cilët kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha markelian qosja artan hoxha markelian qosja

Sondazh

Poll