Aktualitet

Anëtarët e komunitetit rom kërkojnë ndihmë nga qeveria: Jetojmë 8 veta në shtëpi të sajuar, nuk kemi të ardhura

5 Shkurt 2021, 13:52 Nga DOSJA
Anëtarët e komunitetit rom kërkojnë ndihmë nga qeveria:

TIRANË– Një nga pjestarët e komunitetit rom i ka bërë thirrje qeverisë që ti vijë në ndihmë pasi ndodhen në vështirësi. Ajo kërkon një shtëpi pasi jetojnë 8 persona në një shtëpi e cila është e sajuar dhe nuk ka hapësirë të mjaftueshme për aq persona.

Jetojmë 8 persona në një shtëpi. Kisha fëmijën në spital petë. Kam një shtëpi të sajuar nga burri. E ka ndërtuar duke mbledh copa copa dërrasa nëpër kazane.’, u shpreh banorja.

Një tjetër nënë e re u shpreh se askush nuk ka shkuar të interesohet për to se si jetojnë. Për ‘Faxweb’ ata shprehen se e vetmja mënyrë sesi fitojnë të ardhurat janë duke shitur rroba dhe ato të ardhura nuk janë të mjaftueshme.

‘Nuk kemi të ardhme vetëm ndonjë lek që merr mami nga rrobat që shet te tregu. Kam kërkuar punë dhe asnjë nuk më pranon. Kam 4 vite që jetoj me mamin se jam e divorcuar, kam 3 fëmijë. S’kemi të ardhura shesim rroba dhe ushqehemi. Nuk ka ardhur asnjë tjetër të interesohet për ne. Shkuam të bëjmë kërkesa dhe na nxorrën jashtë.’, tregoi nëna e 3 fëmijëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komuniteti rom komuniteti rom

Sondazh

Poll