Aktualitet

Pallati në rrezik shembje, banorët në Laç kalojnë natën jashtë, thirrjet dëshpëruese: Kemi më shumë frikë nga tërme

5 Shkurt 2021, 14:41 Nga DOSJA
Pallati në rrezik shembje, banorët në Laç kalojnë

LAÇ– Banorët e një pallati 5 katësh e kanë kaluar natën jashtë nga frika e shembjes së tij. Kronika e ‘TopChannel’ tregon transformimin që ka pësuar rruga.

Banorët shprehen se frika është krijuar nga hapja e një kanali, i cili është gërryer deri në themelet e pallatit dhe e një objekti tjetër 2 katësh, në të cilin ka biznese. Banorët thonë se jeta e tyre është në rrezik dhe shqetësimi i tyre nuk ka gjetur zgjidhje. Pasi kanë kaluar natën jashtë, ende nuk kanë marrë një përgjigje nëse duhet të vazhdojnë të qëndrojnë aty apo të largohen.

Ka tre muaj që ka fillu kjo, gërmimet. Gërmo dhe nuk kanë ardhur për ta rregullu, nga fundi e deri këtu. Ne kena frikë se na vbje pallati, kemi ndejtur gjithë natën zgjuar se kemi frikë mos rrëshqasim. Erdhën mbrëmë, kemi ndejtur deri në 11 të natës këtu, erdhën dhe ikën. Kemi frikë se kemi tërmete, është dhe virusi. Kemi më shumë hallin e tërmetit.’– thotë një banore e zonës.

‘Këtë e ka bllokuar policia pasi është biznes që ka probleme me hy brenda se po shembet dheu nga minuti në minut. Tashti se kur do e bëjnë këtë dhe si do bëhet këtë, vjen puna me lut Zotin po Zoti ka mbaru punë me ne, i kemi fajet ne në tokë. ‘- thotë një banor tjetër.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret ne lac banoret ne lac

Sondazh

Poll