Aktualitet

Kërkohej në SHBA për vrasje, në Shqipëri kishte ‘ushtri’ me efektivë, Artan Hoxha: Arben Bregu ruhej nga 45 policë…

5 Shkurt 2021, 13:10 Nga DOSJA
Kërkohej në SHBA për vrasje, në Shqipëri kishte

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për ekstradimin drejt SHBA-së të Arben Bregut, i akuzuar për një vrasje në Florida. Në një intervistë për “Abc”, gazetari ka bërë me dije se Bregu nuk kishte ushtruar aktivitet kriminal në Shëipëri, duke u shprehur se edhe në Amerikë kërkohej vetëm për vrasjen.

Në fjalën e tij, ai bëri me dije se Bregu ruhej nga 45 policë, të ndarë në tre turne, poshtë banesës së tij në Shkodër. 

“Nuk është një personazh që të ketë pasur aktivitete në Shqipëri. Ishte në kërkim për një vrasje në Florida. Arben Bregu ruhej në 24 orë me 45 trupa policie në Shkodër. Ishin të ndarë në tre turne. Ishin 15 në turn, mes tyre kishte efektivë dhe nga FNSH. Para një javë ai është larguar pasi mesa duke autoritetet amerikane kanë pikasur një çalim në sistemin tonë,”-tha gazetari. 

Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër, kërkohej nga drejtësia amerikane pasi rezulton që në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi. Në vitin 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben bregu artan hoxha arben bregu artan hoxha

Sondazh

Poll