Aktualitet

Doli para vettingut! Pasuria e kreut të Policisë së Vlorës, Artion Duka, iu gjetën 800 mijë lekë të reja jashtë bankës

5 Shkurt 2021, 14:27 Nga DOSJA
Doli para vettingut! Pasuria e kreut të Policisë së Vlorës,

TIRANË– Kreu i Policisë së Vlorës, Artion Duka ka zhvilluar sot seancën dëgjimore para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, në kuadër të procesit të Vettingut në Policinë e Shtetit. Gjatë seancës së sotme, anëtarët e KJV-së kanë vënë në dukje se Duka ka në pronësi të tij disa banesa, ndërsa i janë gjetur edhe 800 mijë lekë të reja jashtë sistemit bankar.

Në seancën e sotme, drejtuesit të policisë së Vlorës iu përmend edhe përfshirja në procedimin penal për shpërdorim detyre për sekuestrimin e pajisjes “Imsi Catcher”, çështje për të cilën Prokuroria nuk i nisi kurrë hetimet. Duka dhe të tjerë akuzoheshin për shpërdorim detyre.

Sa i përket vlerësimit të figurës, rezulton se Duka nuk është i përfshirë në veprimtari kriminale dhe as nuk ka kontakte të papërshtatshme. Po ashtu ndaj tij, nuk rezulton se janë marrë masa apo të ketë pasur hetim disiplinor.

TË DHËNAT E PLOTA:

Kriteri i pasurisë

1. Apartament 56 m2 në 2007 në rrugën “Mustafa Matohiti” me kredi 35 mijë euro dhe kursime familjare 5 mijë euro.

2. Apartament banimi 143 m2 dhe garazh, në Tiranë përfituar nga shitja e apartamentit të mëparshëm.

3. Shtëpi banimi 93 m2, bashkëpronar me prindërit.

4. Llogari bankare në emër të vajzës, të ardhura të mbledhura në periudhën kur ka lindur vajza në vlerën 27 mijë lekë.

5. Llogari debiti të ardhura nga paga 45 mijë lekë.

6. Makinë “Passat”, blerë 2300 euro nga kursimet familjare në 2011 dhe shitur me pas vlerë 4000 mijë euro.

7. Makinë “C Class” 2007 e blerë ne 2015 4000 euro pas shitjes së Passatit.

8. Makinë “Smart” 1400 euro nga kursimet familjare e shitur me pas me 1000 euro.

9. Gjendje cash 800 mijë lekë jashtë sistemit bankar

Vlerësimi i figurës

Jo veprimtari kriminale apo kontakte të papërshtatshëm apo denoncime nga publike. Ka të dhëna për procedim penal për shpërdorim detyre, sekuestrimi i pajisjes Imsi Catcher. Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes sa personat e akuzuar të kenë shpërdoruar detyrën. Ka patur trajnim të policisë nga ekspertët italiane. Nuk paraqet probleme të shëndetit mendor, ka aftësi punë.

Vlerësimi i aftësive profesionale

Gradën policore drejtuese, 2001, hera e parë në punë pas shkollës në akademinë e policisë. Nuk ka masa apo hetim disiplinor. Një prej gradave e ka fituar nga gjykata. Plane operacionelae për kontrollin e drogës në Vlorë Himarë dhe për kapjen e të shumëkërkuarit Gj.J.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artion duka artion duka

Sondazh

Poll