Aktualitet

Basha takon ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut: Dy vende, krah për krah në rrugën e sigurt drejt anëtarësimit

5 Shkurt 2021, 14:00 Nga DOSJA
Basha takon ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut: Dy

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në selinë blu ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin. Pas takimit të zhvilluar pa prezencën e gazetarëve Basha tha se dy vendet do të vazhdojnë rolin e tyre drejt anëtarësimit në BE.

Basha shtoi më tej se gjatë takimit kanë diskutuar dhe për proceset e tjera politike, si integrimi europian dhe dëshirën për të parë realizimin e masave dhe detyrimeve që burojnë nga marrëveshja e Ohrit.

Për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, dhe bashkëpunimi për integrimin, sfidat aktuale për pandeminë dhe domosdoshmëri për forcimin e bashkëpunimit, me synim mirqënien, punësimin, zhvillimin ekonomik.Për të vazhduar së bashku rolin si dy vende, të cilat kanë qenë krah për krah në anëtarësimin në NATO, dhe së shpejti krah për krah në rrugën e sigurt drejt anëtarësimit në BE. Mbështeta rolin efaktorit politik shqiptar, garantues i proceseve demokratike, stabilitetit, proceseve të rëndësishme. Po kështu edhe në proceset e tjera politike, si integrimi europian dhe dëshirën e vullnetit tonë për të parë realizimin e masave dhe detyrimeve që burojnë nga marrëveshja e Ohrit, për shqiptarët padyshim, ky është vokacion i PD si në opozitë dhe qeveri. Sigurisht dhe një le të themi obligim moral e kushtetues i shqiptarëve kudo.”- tha Basha.

Më herët gjatë ditës së sotme Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani u takua dhe me presidentin Ilir Meta në ambientet e presidencës ndërsa në orët e para të mëngjesit me homologen e tij Olta Xhaçka.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar osmani ne tirane lulzim basha bujar osmani ne tirane lulzim basha

Sondazh

Poll