“Anti-mafia” sjell nga Italia dosjen voluminoze të ‘Ndranghetës, bisedat telefonike do të zbardhen një më një
5 Shkurt 2021, 12:31Nga DOSJA
TIRANË– Dosja voluminoze e ‘Ndranghetës ka mbërritur në Shqipëri dhe ka nisur që të përkthehet. Fax News raporton se të gjitha përgjimet e transkriptuara nga hetuesit italianë janë sjellë në ministrinë e Drejtësisë dhe janë duke u përkthyer nga përkthyes të licensuar në këtë institucion.
Por çfarë ndodhi më herët?
Pas publikimit të përgjimeve të Ndranghetas, prokuroria e Posaçme hezitoi të niste hetimet. Një deklaratë e ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, se prokurorët që hetuan grupin në Itali janë seriozë dhe me peshë në shtetin fqinj, rihapi çështjen në Shqipëri.
Përse po heton konkretisht SPAK?
Prokuroria e Posaçme, ka nisur procedimin për katër akuza përfshirë dhe atë të ”korrupsionit në radhët e funksionarëve publikë”. Hetimi vjen disa javë pas finalizimit të megaoperacionit të drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri, i cili zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.
(k.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI– Është ekstraduar nga Rinasi në drejtim të Gjermanisë i riu nga Kosova Shkëlqim Kastrati. Ai kërkohej prej të paktën 5 vitesh në Gjermani, pasi ak...
TIRANË-Prokurori që do merret me çështjen e moderatores Luana Vjollca ka urdhëruar që të nisë regjistrimi i procedimit penal. Në regjistrimin e proc...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtatë persona të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale.Në pranga ka rënë A. Sh., 20 vjeç, për veprë...
TIRANË– Një 27-vjeçari, i identifikuar si Igli Paskali, ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi përndiqte një të re. Pas denoncimit të bërë n...
TIRANË– Ekspertët kanë caktuar dëmshpërblimin për familjarët e ish-kryekomisarit të vrarë, Artan Cuku. Pak muaj më parë, familjarët e të ndjerit ngritën nj...
TIRANË– Media gjermane dyshon se në Shqipëri ka ardhur varianti i ri i covid. Kjo pasi disa ditë më parë një 22-vjeçare e cila kishte mbërritur në G...