Aktualitet

Tentoi të vriste rojen në një klub nate në Gjermani, ekstradohet nga Rinasi Shkëlqim Kastrati

5 Shkurt 2021, 12:25 Nga DOSJA
Tentoi të vriste rojen në një klub nate në Gjermani,

GJERMANI– Është ekstraduar nga Rinasi në drejtim të Gjermanisë i riu nga Kosova Shkëlqim Kastrati. Ai kërkohej prej të paktën 5 vitesh në Gjermani, pasi akuzohet se tentoi të vriste rojen e një klubi nate. Kastrati njihet dhe me emrin si “Kimi”.

Vendimi që lejon ekstradimin e Shkëlqim Kastratit në Gjermani është marrë në Gjykatën e Lartë, duke urdhëruar që ky shtetas të transportohet menjëherë në Gjermani, sapo të ketë përfunduar dënimin e marrë në Shqipëri, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe “Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike”.

23-vjeçari ka pasur një konflikt me punonjësin e sigurisë së një klubi nate, të cilin e ka qëlluar me pistoletë duke e dëmtuar rëndë. Fatmirësisht punonjësi i sigurisë ka mundur t’i shpëtojë sulmit me armë, për shkak se në trup mbante të veshur një jelek antiplumb.

Ndërkohë pas krimit të rëndë, Shkëlqim Kastrati, është larguar menjëherë nga Gjermani, duke u strehuar në Shqipëri. Autoritet e drejtësisë nxorën mandat arresti për Kastratin, por nuk mundën ta lokalizonin dhe arrestonin brenda territorit gjerman.

Shkëlqim Kastrati u arrestua nga Policia Shqiptare në muajin maj 2019, ku ndalimi i tij është kryer në ambientet e një palestre. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën me qira ku jetonte Kastrati, në rrugën e Durrësit, policia e Tiranës i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, plumba dhe një sasi kanabis.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkelqim kastrati shkelqim kastrati

Sondazh

Poll