Bota

FOTO/ Kurtin dhe Osmanin e presin me picë në Obiliq

5 Shkurt 2021, 13:23 Nga DOSJA
FOTO/ Kurtin dhe Osmanin e presin me picë në Obiliq

KOSOVË-Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me presidentet aktuale Vjosa Osmani, janë takuar ditën e sotme me qytetarët e Obiliqit. Sipas Gazeta Express, ata iu kanë premtuar qytetarëve një jetë më të mirë dhe pa korrupsion në katër vitet e ardhshme.

Ndërkohë, në kohën që ata po ecnin në sheshin e Obiliqit, një nga qytetarët iu ka ofruar atyre një picë, të cilën Kurti e ka pranuar dhe e ka konsumuar gjatë kohës që ka përshëndetur qytetarët.

Në vazhdimit të tubimit Osmani iu ka bërë thirrje qytetarëve për mbëshetje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Me prezencën tuaj sot po dëshmoni se nuk ka asgjë që mundet me e ndal vullnetin për ndryshim që do të vuloset me 14 shkurt. Ju lus që të gjithë ata që e njihni qoftë të Obiliqit qoftë të komunave tjera tu tregoni se e kemi shansin historik për ta vënë shtetin tonë në një rrugë të drejtë, me një qeverisje të drejtë që fjalën e thënë para jush e kanë të shenjtë dhe nuk e shkelin kurrë. Ka ardh koha që më 14 shkurt që atyre që ju harrojnë pas zgjedhjeve ti harroni edhe ju njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Osmani.

Ndërsa, Kurti në fjalën e tij ka thënë se këto zgjedhje janë referendum dhe se ai bashkë me Vjosa Osmanin është është një shtet të së drejtës dhe punësimit.

“Kur jemi fare pak ditë deri tek zgjedhjet e 14 shkurtit që janë një referendum gjithë popullor. Në 199 e kemi mbajtur referendumin e fundit ku Kosova është deklaruar për pavarësi, e në 2021 e kemi një referendum tjetër ku të gjithë duhet të deklarohemi për drejtësi dhe punësim. Unë bashkë me zonjën Presidentit, Vjosa Osmanin, 110 kandidatë gjithsej jemi duke i prirë këtij ndryshimi dhe fitore për të gjithë ju”, ka thënë Kurti.

Po ashtu ka shtuar se pas 14 shkurtit presin që në Kuvend të kenë 61 mandate.

Ne do të dalim të parët sepse nuk ka kush tjetër që del i pari. Ne duhet që me 14 shkurt në mbrëmje kur komisionarët tanë ti sjellin rezultatet nga vendvotimet, duhet të thonë që LVV’ja i ka mbërri 61 deputet,”- ka deklaruar Kurti.

8 ditë nga data e zgjedhjeve në Kosovë, partitë politike vijojnë takimet (Axhenda)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll