Bota

E PLOTË: Gjyqi i dytë i Trump në Senat! Hera e parë në historinë e Amerikës, çfarë dimë deri tani dhe sa rrezikon të

5 Shkurt 2021, 12:22 Nga DOSJA
E PLOTË: Gjyqi i dytë i Trump në Senat! Hera e parë në

SHBA– Trazirat në SHBA nuk kanë përfunduar edhe me ikjen e Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë. Prej ditësh vendi zien nga detaje lidhur me gjyqin e tij në Senat lidhur me rolin që ai ka pasur për ngjarjen e 6 janarit në Kapitol, ku edhe mbetën të vrarë 5 persona. Sipas avokatëve të tij mbrojtës, Bruce Castro dhe David Shawn, ish-presidenti amerikan, i pari në histori që është gjykuar dy herë, nuk do të dëshmojnë. Edhe pse akuzohet për nxitje dhunë dhe deklarata të rreme për zgjedhjet e nëntorit. 

Çfarë do të presim?

Gjyqi i Senatit ndaj Trump do të fillojë të martën, dhe ish-presidenti do të dënohet nëse 2/3 e Senatit voton pro. Nëse kjo ndodh, senatorët kanë të drejtë ta ndalojnë atë që të mbajë funksione publike.

Për çfarë akuzohet?

Trump konsiderohet nga demokratët të jetë “personalisht përgjegjës” për ngjarjen e Kapitolit. Pretendohet se thirrjet e përsëritura për të mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve ai ka nxitur revoltën kundër demokracisë që u zotua të mbrojë. Në gjyq, demokratët do të përpiqen të provojnë se “turma e zemëruar” ishte gati për dhunë.  Megjithëse ai nuk është më në Presidencë, demokratët besojnë se një president duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e tij në detyrë nga dita e parë deri në fund.

Ç’ndodhi në Kapitol?

Më 6 janar në SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. 5 persona ndërruan jetë dhe dhjetra të tjerë u plagosën.

Cila është mbrojtja e Trump?

Ekipi ligjor i Trump do të hedhë poshtë çështjen kundër tij si antikushtetuese, duke argumentuar se ai tani është një individ dhe nuk ka më përgjegjësi. Sipas tyre, Senati nuk mund të veprojë më kundër tij pasi Trump  nuk mban një post publik nga i cili nuk mund të hiqet. Ata gjithashtu do të argumentojnë se qëndrimet e tij para-pushtimit nuk i motivuan simpatizëntët e tij të shkaktonin trazira. Edhe vetë Donald Trump ka mohuar akuzat, duke u shprehur se komentet e tij ishin “plotësisht të përshtatshme”.

A mund të gjykohet Trump tani që është larguar?

Një gjyq i tillë në Senat nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Amerikës, dhe në Kushtetutë nuk ka një ligj që e përcakton. Në 1974, procedurat kundër presidentit Richard Nixon pushuan kur ai dha dorëheqjen nga detyra. Prandaj Trump mund ta referojë çështjen në Gjykatën e Lartë, duke argumentuar se gjyqi i tij është antikushtetues.

A mundet Senati të dënojë Trump?

Demokratët kanë gjysmën e 100 vendeve në Senat kështu që ata kanë nevojë për votat e 17 republikanëve. Kjo konsiderohet mjaft e vështirë për një parti që në pjesën më të madhe i mbetet publikisht besnike Trump edhe pas largimit të tij. Sidoqoftë, dhjetë republikanë zhvillimin e procesit.

A mund të kandidojë përsëri Trump nëse dënohet?

Nëse dënohen nga Senati, gjyqtarët do të jenë në gjendje që ta ndalojnë republikanin që ta rivotojnë, duke i “prerë ëndrrat” për një rikandidim në vitin 2024.

Çfarë do të ndodhë me përfitimet si ish-presiddent?

Nëse Trump dënohet, sipas ligjit të vitit 1958 mbi ish-presidentët rrezikon që të humbasë pensionin dhe sigurimet shëndetësore.

Pse u gjykua Trump herën e parë në Senat?

Trump akuzohej për marrëveshje të fshehta me Ukrainën lidhur me një hetim për djalin e kundërshtarit të tij politik, Joe Biden, Hunter. Republikani u akuzua se kishte ushtruar presion ndaj udhëheqësit të vendit, por senati i kontrolluar nga partia e tij, e shpalli të pafajshëm.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump gjyqi i trump donald trump gjyqi i trump

Sondazh

Poll