Bota

Mjeket në Izrael deklarojnë se kanë gjetur ilaçin kundër Covid-19 me rezultat 95% efektiv

5 Shkurt 2021, 12:15 Nga DOSJA
Mjeket në Izrael deklarojnë se kanë gjetur ilaçin

IZRAEL-Studiuesit në spitalin Ichilov të Tel Avivit në Izrael, kanë njoftuar se rezultate e parë të një kure kundër Covid-19 kanë rezultuar pozitive.

Sipas mediave të huaja, profesori Nadir Arber nga Qendra e Integruar e Parandalimit të Kancerit në spital testoi një ilaç që ai ka zhvilluar tek pacientët në gjendje stabl dhe të rëndë që vuajnë nga virusi me një rezultat pozitiv prej 95%. Arber ka thënë se ilaçi, i quajtur EXO-CD24, është i lirë dhe efektiv dhe duhet të jepet një herë në ditë për pesë ditë.

Nga 30 pacientë që iu dha ilaçi, 29 treguan një përmirësim të dukshëm brenda dy ditësh dhe u larguan nga spitali tre deri në pesë ditë më vonë.  Pas rezultateve të tilla pozitive, spitali i bëri thirrje Komitetit të Helsinkit të Ministrisë së Shëndetësisë, për të kërkuar provimin e saj te më shumë pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne izrael izrael covid-19 ne izrael izrael

Sondazh

Poll