Bota

Smartmatic padit Fox News, kompania kërkon 2.7 miliardë dollarë dëmshpërblim/ Akuza: Nxorri në ekran personazhe që na pë

5 Shkurt 2021, 13:22 Nga DOSJA
Smartmatic padit Fox News, kompania kërkon 2.7 miliardë dollarë

SHBA– Fox News do të përballet në gjykatë me akuzën e përhapjes së lajmeve të rreme. Kompania Smartmatic, e ka paditur televizionin duke i kërkuar edhe një dëmshpërblim rekord prej 2.7 miliardë dollarë. Padia vjen pas akuzave se Smartmatic është përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve, dhe disa nga personat që i kanë përsëritur këto akuza kanë dalë në Fox News. E njëjta kompani që ka fituar tenderin për identifikimin biometrik të zgjedhësve në Shqipëri, deklaron se Fox News e ka dëmtuar.

“Fox është përgjegjës për këtë fushatë dezinformimi, e cila ka dëmtuar demokracinë në të gjithë botën dhe dëmtoi në mënyrë të pariparueshme Smartmatic dhe palët e tjera të interesit që kontribuojnë në procese zgjedhore moderne”, tha CEO i Smartmatic, Antonio Mugica.

Përveç televizionit, në padi janë paditur edhe Lou Dobbs, Maria Bartiromo dhe Jeanine Pirro; dhe Rudy Giuliani dhe Sidney Poëell, avokatët e ish-Presidentit Donald Trump.

Cnn raporton se kompania ka dërguar në gjykatë 13 episode kur një personazh, i ftuar në Fox News ka akuzuar Smartmatic se është përdorur për të manipuluar zgjedhjet e vitit 2020.

“FOX News Media është e përkushtuar të sigurojë kontekstin e plotë të çdo historie me raportim të thelluar dhe mendim të qartë. Ne jemi krenarë për mbulimin tonë zgjedhor 2020 dhe do të mbrohemi në gjykatë”, tha një zëdhënës i Fox.

Smartmatic u zgjodh në Shqipëri si kompania e vetme që u ofrua për të realizuar identifikimin biometrik, pasi kompanitë e tjera u tërhoqën nga tenderi i hapur me negociim pa shpallje.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fox news smartmatic smartmatic padit fox news fox news smartmatic smartmatic padit fox news

Sondazh

Poll