Bota

LAJM I MIRË/ Britania e Madhe do të mbyllë vaksinimin më 6 Maj, pas kësaj dite nis “liria” dhe kthimi në norma

5 Shkurt 2021, 11:19 Nga DOSJA
LAJM I MIRË/ Britania e Madhe do të mbyllë vaksinimin më 6

BRITANI E MADHE- Mbretëria e Bashkuar do të jetë vendi i parë në Evropë dhe i dyti në botë që pritet të finalizojë procesin e vaksinimin kundër COVID19 para mbërritjes së sezonit të verës. Qeveria britanike ka zbuluar sot se sipas ekspertëve vaksinimi i moshave të rrezikuara po përfundon. Kabineti ka konfirmuar se zgjedhjet në Angli do të mbahen në atë ditë, duke theksuar se qytetarët e vaksihnuar do të kenë një arsye të shkojnë për të votuar me besim. 

Optimizmi po rritet me planin e vaksinimit në Britani dhe kryeministri Boris Johnson është në prag të hapjes së vendit, fillimisht për sportet në natyrë dhe rikthimin e fëmijëve në shkolla, me shpresën se normaliteti do të jetë i shpejtë në prill dhe maj. 

Vaksinimi kundër COVID19 ka dhënë efektet e para pozitive në Britaninë e Madhe. Të dhënat e publikuara sot nga NHS, treguan se infektimet ranë me 40% në dy javët e fundit, një tjetër shenjë kjo se kriza po trajtohet. Më 13 janar 2021, në Britaninë e Madhe u regjistruan 389.946 raste të reja, ndërsa më 27 janar infektimet ranë në 196.257 raste të reja.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota normaliteti i ri vaksinimi ne britanine e madhe normaliteti i ri vaksinimi ne britanine e madhe

Sondazh

Poll